Protestuesit i vendosin Ramës traun në Surrel – Policia nis terrorin

Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë zhvilluar sot një protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel kundër taksës në Rrugën e Kombit. Të rinjtë e FRPD dhe LRI vendosën traun pranë shtëpisë së Ramës me mbishkrimin “dalja falas”.
Por gjatë protestës kryetarja e LRI Floida Kërpaci dhe kreu i FRPD Belind Këllici janë nisur me makinën e policisë për t’u shoqëruar të dy në komisariatin numër 4. Ata thonë se me pas janë lënë të lirë në Linzë, pasi shefi i komisariatit mori urdhër politik për lirimin e tyre.
‘Në Surrel ke trau më i ri, ashtu siç i pëlqen Edi Ramës’ – shkruan në Facebook kreu i FRPD-së në Facebook.
Të rinjtë e dy forumeve kabë vendosur nje tra simbolik në hyrje të rrugës dhe kanë kërkuar heqjen e taksës në rrugën e kombit si dhe lirimin e kuksianëve që mbahen ende në burg.
“Jemi sot këtu me të gjithë të rinjtë, në Surrel, për t’i dhënë këtë dhuratë simbolike Kryeministrit Edi Rama për ta bërë atë të kuptojë sesi është të të vendosin traun në derën e shtëpisë dhe të vuajë ashtu siç i ka bërë ai të vuajë qytetarët shqiptar dhe qytetarët kuksian. Ne besojmë se Shqipëria është e të rinjve dhe njëherë e përgjithmonë gjithësecili prej nesh që është këtu,duhet të luftojë për të larguar Edi Ramën dhe grupimin e tij të njerëzve që bëjnë pazare me të në dëm dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Sot po na vendos traun te shtëpia, po na vendos taksa dhe TVSH pa fund. Sot po vjen dhe po na merr frymën çdo ditë e më shumë, po nesër çfarë do të na bëjë. Nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe oligarkët që ai ju shërben të pushtojnë Shqipërinë”, ka deklaruar Kërpaçi.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë krerët e forumeve respektive Këlliçi e Kërpaçi dhe anëtarë të shumtë të dy forumeve.1 5

3 2

Artikulli paraprakGazeta gjermane Bild shpall Ramën humbës me nofkën ‘njeriu vezë’
Artikulli tjetërI nxehti afrikan përfshin Shqipërinë – Cilët janë ditët me temperatura të larta