Protesta tek “Astiri”, banorët paralajmërojnë Ramën: Nuk i prishim shtëpitë, do lëmë kokën këtu!

‘Ngrihu o popull! Për një kriminel – 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë – asnjë!’
Protesta e banorëve tek Unaza e Re u mbyll në orën 9:00. Banorët që bllokuan qarkullimin për 1 orë të revoltuar nga projekti që u shemb banesat dhe bizneset, e liruan rrugën dhe qarkullimin duke premtuar se do të dalin sërish për të drejtën e tyre.
Janë 317 godina dhe biznese që shemben prej projektit të ri, por mbi 160 familje do ta pësojnë rëndë, pasi u ndërpritet në mes procedura e legalizimit dhe nuk dëmshpërblehen.
“Ne të na shikojnë, jo ata grekët atje që vijnë e kërkojnë Vorio Epirin në jug të Shqipërisë dhe s’i preku njeri se kanë frikë nga grekët, tha një prej tyre. – Për një kriminel ishin mbledhur 3 mijë veta, për ne që po na prishin shtëpitë asnjë. Ngrihuni o popull, kërkoni të drejtat tuaja se po iu ikën truri i kokës.
Nuk i prishim shtëpitë, ne do lëmë kokën. O do vrasim njerëz o do lëmë koka njerëz, të bëhen 15 a 30 dëshmorë”, thanë banorët.
Banori: “Po ja jap unë Maznikut 10 vjet qeranë e shtëpisë dhe të ma lërë vilën e tij”
Banorët e Astirit në Tiranë janë sot në ditën e shtatë të protestës së tyre kundër prishjes së banesave. Projekti i Unazës së Madhe do të prekë rreth 300 godina, mes tyre banesa dhe biznese, e megjithatë derimë tani asnjë përfaqësues nga qeveria nuk ka shkuar pranë familjeve që t’iu japë atyre një zgjidhje përfundimtare.
E vetmja zgjidhje që iu është dhënë, të paktën përmes Arbi Maznikut, nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës është ajo e garantimit që qerasë për një vit.

Po përveç harresës nga shtetit banorët janë të zhgënjyer dhe nga mediat që nuk janë të pranishme, për të mbështetur këtë kauzë të tyre jopolitike. E vetmja media që ka ndjekur çdo ditë këtë protestë është Fax News, dhe banorët janë deri në fund falenderues, pavarësisht momentit të rëndë që kalojnë.
“Ku janë këta Klanat a Top Chanel, News 24 e urdhëruan dje në mes të protestës që të largohej, mediat e tjera përveç jush nuk na kanë mbështetur”, shprehet një prej banorëve të prekur.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili shprehet se mediat janë urdhëruar që të mos jenë pjesë e kësaj proteste.
“Mediat e këtij vendi duhet të ishin të gjitha këtu, unë ju falenderoj ju që jeni çdo ditë me këta banorë”, u shpreh deputeti Balliu.
Banorët shprehen se janë nën një terror të vazhdueshëm psikologjik, dhe nuk dinë se ku të kërkojnë të drejtën e tyre.
‘’Po ja jap unë Maznikut 10 vjet qeranë e shtëpisë dhe të ma lërë vilën e tij. Kemi paguar për këtë banesë, po na detyrojnë që të duket sikur po kërkojmë lëmoshë. Kemi punuar me djersë dhe do ta mbrojmë me gjal”, shprehet një tjetër prej banorëve.
“E patë atë varrimin dje, ne kemi fjetur mbi bidona shurre, dhe më pas detyroheshim të bënim çdo punë për grekët që të ndërtonim me djersë këto banesa. Shuajeni këtë vend, na hapni varret këtu dhe le të vijnë grekët në jug të vendit”, shprehet më tej i irrituar një tjetër banor.

vajza 2

Artikulli paraprakGjykata rrëzon Arta Markun, vendimi i formës së prerë për Gashin dhe Ginën
Artikulli tjetërTre ditë nga ekzekutimi i Harizajt dhe Cacës, kush urdhëroi dhe pse nuk arrestohen autorët