PS fiton shumicën dërrmuese të këshillave bashkiakë në gjithë vendin, PSD del maxhorancë në dy bashki

Partia Socialiste po fiton, sipas rezultateve paraprake edhe në shumicën dërrmuese të këshillave bashkiakë ku u votua në 14 maj.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, PS-ja kryeson në 51 bashki të vendit, në një pjesë të të cilave numërimi tashmë ka përfunduar.

Nga 12 bashki qendër qarku, PS-ja fiton në 10 prej tyre, ndërsa në njërën (Kukës) numërimi nuk ka nisur akoma.

Në një këshill bashkiak, në Lezhë kryeson Partia Kristian Demokrate, ndërsa në Pukë dhe Vaun e Dejës kryeson Partia Social Demokrate.

Në pesë këshilla bashkiakë nuk ka nisur ende numërimi, ndërsa në 2 të tjerë dy forca politike kanë numër të njëjtë mandatesh.

Exit mobile version