PS përçahet edhe në Jug, kryebashkiakja socialiste nuk ftohet nga ministrat në takimin me operatorët turistikë

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro si dhe deputetët, Alket Hyseni e Andrea Marto u shfaqën së bashku këtë fundjavë në disa aktivitete në zonën e Sarandës dhe Delvinës.
Deputeti Hyseni dhe ministrja Kumbaro organizuan një takim me operatorët turistikë të Sarandës për problematikat e parasezonit por ajo që bie në sy është mungesa e kryetares së bashkisë së Sarandës në këtë takim.
‘Në zyrën e bashëqeverisjes me njerëzit, sëbashku me Ministren e Kulturës zj. Mirela Kumbaro, si dhe disa drejtues institucionesh shtetërore, patëm një bashkëbisedim shumë të frytshëm me operatorët turistik të Sarandës për problematikat e parasezonit’, shkruan Hyseni në rrjetin social Facebook.
Raportet mes kryebashkiakes Koka dhe deputetit të PS-së Hyseni, deputeti që përfaqëson Sarandën, kanë qenë thuasje gjithmonë të ngrira.

Që pas fushatës elektorale, Koka dhe Hyseni nuk janë shfaqur më së bashku në aktivitete. Mesa duket raporti mes të dyve ka ndikuar edhe në pjesëmarrjen e kryebashkiakes në takimin me ministren.

Exit mobile version