PS, zhavorr për fushatë, banorët bllokojnë njerëzit e Veliajt dhe Ballukut për punimet farsë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demoktratike, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër skandal elektoral të PS. Këlliçi shkruan në një reagim të tij se, po hidhet “zhavorr elektoral” në rrugët e kryeqytetit, ndërs banorët në rrugën “Thoma Koxhaj” kanë reaguar duke bllokuar punimet farsë.

Denoncimi i Këlliçit

“Zhavorr elektoral në rrugën “Thoma Koxhaj”, pranë pallateve Bruçi në Kashar.

Banorët kanë ndaluar punimet farsë sepse nuk hidhet zhavorr pa bërë fillimisht kanalizimet e ujërave të zeza.

Grupi i Ballukut është parë aty duke ndjekur nga afër situatën. Automjeti i një prej drejtorëve të OSHEE-së ishte gjithashtu stacionuar aty.

Ata që mashtruan këto 8 vjet nuk e kanë për gjë të vazhdojnë edhe për 25 ditë. Zhavorri elektoral nuk e mbulon dot parazitizmin e tyre 8-vjeçar.

Përballjes me qytetarët më 25 prill nuk do i shpëtojnë dot!”.

Artikulli paraprakElez Biberaj: Shqipëria vitet e fundit po rrëshqet prapa në rrugën e demokracisë, PS kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet
Artikulli tjetërSpaho në Sovjan: Me taksën 9 përqind dhe me subvecionet do të zgjerojmë bizneset në bujqësi