Pse Basha kërkon hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të UDB dhe KGB. Ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe i agjenturës sovjetike në Shqipëri.

Hapja e dosjeve famëkeqe të Sigurimit të Shtetit është një premtin që është bërë prej vitesh nga Partia Demokratike, por që nuk është mbajtur. Kujtojmë se në medie dhe në opinionin publik prej kohësh qarkullojnë denoncime dhe insinuata se brenda klasës politike shqiptare ende vazhdon që të ketë ish-bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete Jugosllave dhe ruse. Sa herë që është kërkuar hapja e dosjeve të tyre, shumëkush në politikë është tronditur dhe ka bërë çdo gjë për ta bllokuar këtë proces. Dhe kanë pasur sukses deri më sot, kur kreu i PD Basha e ka hapur sërish si çështje.

Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit për rastin e shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha ka bërë thirrje që këto dosje të hapen pasi do të jetë ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe i agjenturës sovjetike në Shqipëri.

Basha: Dosjet famëkeqe të sigurimit të shtetit vazhdojnë të luajnë një rol në kontrollin politik të shoqërisë.

Hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve, e në veçanti të përndjekurve politikë në këtë dështim, pa asnjë ekzagjerim epokal.

Është jetike që institucionet përkeatëse, Autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me institucionet shqiptare të ligjzbatimit dhe të zbulimit të ekspozojnë agjenturën e KGB-së dhe UDB-së në Shqipëri.

Ekspozimi i agjenturës nuk është hap që thjesht duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por dhe në funksion të një qëllimi shumë më të madh që është siguria kombëtare.

Thirrja ime, në emër të Partisë Demokratike, do të jetë ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe i agjenturës sovjetike në Shqipëri.

Exit mobile version