Pse Berisha e konsideron kapjen e 613 kg kokainë si “Xibraka bis”?

Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar se pas drogës me vlerë 180 milionë euro janë klane dhe lidhje që shkojnë deri në nivelet më të larta të ekzekutivit. Berisha e ka konsideruar operacionin “Xibraka bis” duke kujtuar rastin tjetër të laboratorit të drogës në Xibrakë në të cilën është implikuar direkt vëlli i kreut të qeverisë, Olsi Rama.
“Shqiperia, epiqendra e kokaines ne Europe! Rekordi i ri i zi i narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames! Te dashur miq, sot ne portin e Durresit mbriti ngarkesa me e madhe e njohur e kokaines prej 613 kg, nisur ne nje kontenier te shenjuar me GPS nga sherbimet partnere qe ne vend origjinen e tij ne Kolumbi dhe ndjekur ne te gjithe trajektoren e tij. Organet ligjzbatuese te vendit dhe partneret e priten ate ne portin e Durresit dhe e shoqeruan sipas tyre deri ne magazinen e nje kompanie frutash ekzotike ne Maminas. Duke i shprehur mirenjoje te thelle partnereve tane per kontributin e tyre thelbesor dhe te gjithe ata qe bene te mundur zbulimin dhe kapjen e kesaj ngarkese, denoj me ashpersine me te madhe shnderrimin e Shqiperise, nga narkoshtetin Edvin Kristaq Rames ne epiqender jo vetem te heroines por tashme edhe te kokaines ne Europe dhe theksoj se, nje sasi e tille rekord kokaine me vlere prej 180 milione dollaresh nuk leviz kurre per nje destinacion te caktuar pa garanci madhore politike, keshtu qe prapa agrofrutit fshihen klane dhe lidhje qe shkojne ne nivelet me te larta te ekzekutivit shqiptar. Kjo eshte nje ngjarje tejet tronditese!», shkruan Berisha.

Artikulli paraprakKokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri
Artikulli tjetërTransportuesi i 613 kg kokainë solli në Shqipëri edhe 97 ngarkesa të tjera nga Amerika Latine