Pse Celibashi nuk publikon shifrën zyrtare të pjesmarrjes në votime 4 orë pasi procesi është mbyllur?

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se rezultatet paraprake për pjesëmarrjen në këto zgjedhje është 48.2%. Ai tha se nuk ka një shifër zyrtare mbi pjesmarrjen.

Si është e mundur të mos dihet numri i votuesve kur kanë kaluar mbi 4 orë që votime kanë përfunduar dhe si është e mundur që KQZ publikon sondime mbi pjesmarrjen në zgjedhje kur si institucion zyrtar duhet të flasë me shifra reale?

‘Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat, sa i përket pjesëmarrjes sipas të dhënave të sonduara 48.2%.

Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit. Pajisja të funksiononte ofline, nuk kishte mundësi për të transmetuar direkt rezultatin e pjesëmarrjes, kështu kanë rënë dakord partitë.

KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, dhe nuk ka munguar transparenca nga ana jonë’, tha Celibashi.
Ai ka bërë me dije se procesi i numërimit do të vijojë gjatë natës.

‘Procesi i numërimit do të vijojë edhe gjatë natës, nuk ka asnjë arsye që të ndërpritet se janë të gjitha masat dhe pengesa, vetëm nëse do jenë arsye subjektive’, shtoi ai.

Exit mobile version