Pse do dhe duhet të fitojë PD në Dibër?

– Sepse, Peshkopia ka thuajse dy mandate që nuk ka një bashkiak të zgjedhur me votën e qytetarëve
– Sepse, PS ka thuajse dy mandate që bën eksperimente politike me dibranët
– Sepse, ka dy mandatet që dibranët nuk zgjedhin në kushtet të lira e demokratike
– Sepse, Peshkopia është qyteti i vetëm ndoshta që nuk ka një hyrje dhe një dalje dinjitoze
– Sepse, Peshkopia është i vetëm që sot nuk ka më as atë bulevardin e bukur që kishte dikur
– Sepse, rrugët e Bashkisë Dibër janë më të rrënuar se të Kandaharit
– Sepse, qyteti i Peshkopisë ngjanë me një qytet të dalë nga mesjeta, pa asnjë plan dinjitoz urbanistik
– Sepse, PS i ka marrë të gjitha pushtet dhe demokratët dhe qytetarët, praktikisht nuk kanë asgjë
– Sepse, pas dy mandateve, rotacion sjellë risi dhe po ashtu rrit mundësinë e luftës kundër abuzimeve e nepotizmit
– Sepse, demokratët e Dibrës, de fakto një shumicë e kanë nevojë të jetë e tillë edhe në qeverisjen e Bashkisë
– Sepse, duhet vizione të reja që krijojnë mundësi të reja punësimi dhe po ashtu modele të reja të zhvillimeve urbane dhe infrastrukturore
– Sepse, qyteti i Peshkopisë, me një mrekulli natyrore vazhdon të jetë një qytet që nuk ka uji 24 orë edhe pse është i rrethuar me burimet më të mira dhe të bollshme ndoshta edhe në nivel kombëtar
– Sepse, Peshkopia edhe pse me njerëz punëtor e me prodhime të bollshme, vazhdon të mos ketë një treg dinjitoz për prodhimet e bujqësi, agrumeve, frutave
– Sepse, Dibra me mundësi të pafundme të turizmit, nuk ka një institucion apo një agjenci serioze që të merret me promovimin dhe po ashtu edhe administrimin
– Sepse, Dibra dikur me ansamblet e famshme, sot ka thuajse zero aktivitet kulturore dhe kur bëhen, shpesh herë ngjajnë me hareme në shërbim të pushtetit
– Sepse, Dibra ka sfida të rëndësishme mes të kaluarës dhe të ardhmes e ka nevojë për një Kryebashkiak punëtor që i dedikohet 24 orë përfaqësimit të qytetarëve duke ju shërbyer atyre e duke ju përmisuar shërbimet
– Sepse, Dibra ka ujërat termale më të njohura në Shqipëri dhe ka nevojë të ketë një optikë të re për administrimin dhe promovimin e tyre
Për të gjitha këto, por edhe për shumë arsye të tjera, fitorja e PD është e sigurt!

Exit mobile version