Kosova ka nevojë të madhe për një strategji energjetike afatgjate së paku 40 vjeçare për të pasur zhvillim në këtë sektor. Kështu u tha gjatë një diskutimi në panel me temë “Një Don Kishotizëm-Pse nuk ka Kosova strategji afatgjate energjetike”, të organizuar nga KFOS dhe instituti Riinvest. Luan Shllaku nga KFOS tha se ka kohë që Kosova gjendet vazhdimisht e sfiduar nga zhvillimi i sektorit energjetik në njërën anë dhe nga shumë tentativa të pa përfunduara, për të sjell investues të jashtëm në këtë sektor. Ai tha se ka një dekadë që të gjitha forcat kosovare politike garojnë për të treguar se e kanë zgjidhjen për këtë problem të madh zhvillimor të vendit. Ndër të tjera në këtë panel u tha se institucionet përkatëse nuk duhet të fokusohen vetëm në thëngjillin dhe linjitin e Obiliqit, por duhet të shtrihen edhe në rajonin e Dukagjinit, ngase në ato vende ka më shumë se 2 miliardë tonelata thëngjill e linjit. “Ne mendojmë se duhet të shtyjmë sa më shpejt dhe sa më shumë që Kosova ta ketë një strategji afatgjatë të zhvillimit të energjetikës. Afatgjatë mund të jetë viti 2040, mund t’i balancojmë me targete e Bashkimit evropian 2030 apo cili do vit tjetër, por nuk ka kuptim që Kosova të lëviz përpara bazuar në strategjitë që në shumicën e rasteve nuk I ka fare apo edhe ato që I ka janë pesë vjeçare”, tha Shllaku. I përfshirë në këtë panel ishte edhe ministri i MZHE, Blerand Stavileci, i cili paralajmëroi se strategjia dhjetë vjeçare energjetike do të jetë e gatshme deri në fund të këtij muaj dhe do të përfshihen 7 alternativa për furnizim me energji elektrike, por gjithnjë duke pasur parasysh përballueshmërinë e tarifave apo çmimeve për konsumatorët.
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...