Pse duhet që i pari i delegacionit në PE të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata

Debati për përfaqësimin me Taulant Ballën si kryetar i delegacionit shqiptar të Stabilizim-Asociimit në PE pas dhjetëra akuzave që po shtohen ndaj tij për pengim të drejtësisë dhe bashkëpunim me krimin ka vijuar edhe sot.
Deputeti Genc Pollo ka shkruar në rrjetet sociale se, “Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata? Apo tani që na doli ministri për Europën, në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.”
Ky reagim erdhi pasi më herët, Balla “paralajmëroi” në Twitter se, deputetët e PD-së kishin përgatitur “rrëmujë” në Parlamentin Europian – demaskimin e tij dhe sipas tij, kjo e turpëronte vendin.

balla trapi

balla

Artikulli paraprakReagon Basha: Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, Veliu në arrest
Artikulli tjetërPër karagjozin që qeveris Shqipërinë!