Pse duhet të votohet PD?

E mbështesim PD edhe kështu të zvogëluar e të sakatuar, edhe pse ska për të marrë pushtetin me 15 maj. Por mosmarrja e pushtetit nuk e pengon të rinovohet e të bëhet model shoqëror e politik. Për ta marrë pas 2 vitesh.

E mbështesim sepse ka ende disa njerëz, ka një grup njerëzish, të cilët angazhohen në PD për besim, sepse besojnë tek diçka. Jo për lek. Dhe mendojnë se duhet bërë diçka pozitive për ketë shtet.

Qëndrojnë prej këtij besimi. Po të kishin lekun si fokus, do të kishin vepruar ndryshe. Pra ka diçka përtej materiales.

PD, ka mundësi t’i japë shtetit shqiptar kapacitete qeverisëse dhe t’i japë shoqërisë shqiptare vlera politike në mënyrën e sjelljes e qasjes ndaj problematikave.

PD e meriton një mundësi për tu ringritur e për të dëshmuar se ka fuqi mendore e shpirtërore për të prodhuar politikë e për të qenë parti novatore e avangarde e shqiptarëve.

PD u shkatërrua sepse pati dy formacione njerëzish.

Pati njerëz të cilët mendojnë se shteti shqiptar ka përgjegjshmëri ndërkombëtare e kësisoji, PD, si parti e cila pretendon të jetë forcë qeverisëse e shtetit, nuk mund të shpërfillë përgjegjshmërinë ndërkombëtare, nuk mund të izolohet, nuk mund të futet në ferra e të humbë trenin e kohës. Të katandiset si partia e Vojsllav Sheshelit, me ultras të zjarrtë por në periferi të jetës politike. Këta janë njerëzit e përgjegjshëm.

Pati edhe njerëz të cilët preferuan izolimin, preferuan daljen në periferi, preferuan zbritjen nga treni i kohës, vetëm për hir të një personi të quajtur Sali Berisha. Duke e ditur shumë mirë se ajo është rrugë pa krye. Rrugë e pamençur e rrugë e pamoral.

Tani ata njerëz kanë përfunduar tek Ilir Meta. Janë kthyer në mbështetës të Ilir Metës, simbolit të korrupsionit e abuzimit, anti-demokratit më të madh, pas Edi Ramës.

Prandaj duhet mbështetur PD, ajo e cila synon të jetë përparmtare dhe emancipuese për Shqipërinë. Moderne dhe pro-europiane e pro-amerikane. Shqipëria duhet të ketë një parti si kjo PD, sepse PD ka çfarë i jep Shqipërisë. Ka kapacitete.

Exit mobile version