Nga Irsida Shehi
Pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore dhe të gjithë e ndjejmë se megjithëse nuk ka filluar zyrtarisht ka një veçanti nga gjithë të tjerat që kemi kaluar. Një veçanti që gërthet fort.
Ndarë në dy pjesë, një kastë e vjetër 35 vjeçare me individë të konsumuar e arrogante dhe një kastë e re me individë të ndershem, të pankonsumuar e mbi të gjitha me vlera njerëzore. Një grupim që megjithëse të ndarë në logo të ndryshme bëjnë shëtitje njëherë njëri njëherë tjetri në SPAK dhe një grupim që shëtitjet i bën nëpër rrugë për të takuar qytetarë të tjerë të ndershëm si ata. Një grupim që dëshirën e vetme që ka është që SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë mos ta kenë vëmendjen te shqiptarët dhe nje grupim që mbështetjen e SHBA dhe partnerëve ndërkombetarë e shohin si jetësore për të ardhmen e Shqipërisë.
E të ndarë në dy realitete të ndryshme një grupim mendon vetëm si të shpëtojë dhe pasurojë veten dhe grupimi tjetër si të shpëtojë Shqipërinë.
Ndaj vota për Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e dates 11 maj bëhet kaq e thjeshtë. Është zgjedhja që çdo qytetar ka nevojë pas 12 vjet korrupsion, mashtrime, largim masiv, arrogancë, e keqpërdorim të fondeve publike. Një zgjedhje që na largon nga një diktaturë moderne dhe na sjell një demokraci reale dhe një të ardhme të artë për Shqipërinë.
Një forcë që mendon për njerezit, që nuk i ofron mrekulli por realitetin dhe dinjitetin që meritojnë. Le t’i kthejmë Shqipërisë shpresën dhe energjinë e shteruar. Shqipëria meriton më shumë dhe do ketë më shumë me zgjedhjen e duhur.