Pse e ka mbyllur goren Taulant Balla?

Arben SHAHINI

Prej dy ditësh u vazhdua debati virtual mes ish-Kryeministrit Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Fillimisht ish-Kryeministri postoi një foto të Taulant Ballës në një zonë të Librazhdit me trafikantin e kokainës, Maksim Beço. Në foto lehtësisht dalloheshin Balla dhe në krah të tij trafikanti i dënuar me vendim gjykate në vitin 2015.
Pas publikimit të fotos në facebookun e Berishës erdhi menjëherë reagimi i Ballës, i cili e mohoi që foto të ishte e vërtetë dhe deklaroi se kemi të bëjmë me një montim të zyrat e kinostudios së Shqu-pit, duke nënkuptuar kështu PD-në.
Ajo që bie në sy në gjuhën e Ballës është se kemi të njëjtën terminologji drejtuar PD sikurse edhe padroni i tij në Kryeministri, Rama, i cili po ashtu sikurse Balla tha se të gjitha skandalet e fundit që lidhen me burgosjen e vëllait të ministrit të brendshëm, përdhunimin e vajzës në Fushë-Krujë nga djali i deputetit të tij si dhe rasti i fundit i akuzave ndaj Ballës janë fabrikime të bëra në zyrat e Kinostudios së Shqu-pit.
Replikat mes Berishës dhe Ballës vazhduan gjatë ditës së djeshme me një kundërpërgjigje të Berishës, i cili postoi sërish foton duke deklaruar se kemi të bëjmë me një foto origjinale dhe të vërtetë dhe ku nuk kishte asnjë montim.
Replika e dytë e Berishës nuk solli ndonjë reagim nga Balla. Berisha, i cili kishte armën e dytë dhe të fortë shkatërruese për Ballën në duart e tij e vijoi replikën në mëngjesin e së hënës kur i dha ultimatum Ballës që ose të kërkonte ndjesë publike për ato që kishte deklaruar ose pas orës 14.00 do të botonte “dokumentat përvëluese”.

Balla sërish heshti dhe nuk reagoi duke dhënë shenjat e para se tashmë ai i frikësohej të vërtetës që kishte Berisha në duart e tij. Fiks në orën 14.00 Berisha poston në faqen e tij në facebook, jo më foton e Taulant Ballës me trafikantin e dënuar Maksim Beço, por videon që tregonte Ballën dhe Beçon në një takim ku bisedonin së bashku. Prej atij moment, gorja i Ramës, Taulant Balla nuk është bërë më i gjallë dhe ka heshtur.
Ai ka humbur një bast të madh përpara publikut me Berishën se kush është i vërteti. Shqiptarët kanë mundur të njohin fytyrën e mashtrimit që nuk është vetëm Balla se ai shërben vetëm si gore e shefit të tij, por fytyrën mashtruese të kësaj kupole në qeveri.
Tani shqiptarët e kanë të qartë se kush janë të vërteta dhe kush janë të rrema në deklaratat publike mbi skandalet e fundit. Shqiptarët e kanë të qartë se kush thotë sot të vërtetën.
E thotë Nënkomisari i policisë Nuhu, i cili deklaroi zyrtarisht se Balla ishte në komisariat kur ai u kërcënua me pistoletë në kokë, apo e thotë gorja Balla që pretendon se ishte për peshkim?
E thotë Babalja të vërtetën për përgjimin e Agron Xhafës, apo goret Rama-Balla që s’po lënë laborator në botë pa kërkuar që të ti nxjerrë nga bataku ku janë zhytur.
Rasti i fundit i fotos së Ballës me trafikantin e kokainës është diskretimi më i mirë public që i bëhet propagandës mashtruese të qeverisë dhe një njollë turpi mbi kreun e qeverisë dhe Kryetarin e tij të grupit parlamentar.
Nëse Balla do të ishte një deputet i zakonshëm, atëhere skandali nuk do të kishte këto përmasa, por fakti se ai drejton një grup parlamentar dhe përsërit si papagall atë që I kërkon shefi, atëhere kemi të bëjmë me një mashtrim në grup të këtyre fundërrinave që sot kanë pushtetin dhe kanë kapur mediat, por jo rrjetet sociale.

Exit mobile version