Pse e shtyn qeveria SPAK-un dhe Byronë që s’kanë lidhje me opozitën?!

Nga Ylli MANJANI

Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?
Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! Nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh, një apo disapërdorimësh.
SPAK e zgjedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur. Edhe për institucionet e tjera që janë në pritje për t’u ngritur, Parlamenti, edhe ky që është, nuk e bllokon dot. Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanzimin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.
Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.
Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i institucioneve të tjera? Kujtojmë se vendi është jo vetëm pa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!
Qartësisht “Hallatet” i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë…. Ndërkohë shtohet paranoja, pasiguria e ankthi…..
Por ama fajin e ka … Opozitaaaaa, e cila veçse pa imunitet është edhe pa “Hallate”! Këto të fundit janë më interesante për lajme…

Artikulli paraprakKPK shkel afatet ligjore për Donika Prelën, nuk zbardh vendimin…
Artikulli tjetër141 ditë në mbështeteje të protestës së banorëve të Unazës së Re