Pse e shtyn qeveria SPAK-un dhe Byronë që s’kanë lidhje me opozitën?!

Nga Ylli MANJANI

Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?
Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! Nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh, një apo disapërdorimësh.
SPAK e zgjedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur. Edhe për institucionet e tjera që janë në pritje për t’u ngritur, Parlamenti, edhe ky që është, nuk e bllokon dot. Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanzimin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.
Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.
Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i institucioneve të tjera? Kujtojmë se vendi është jo vetëm pa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!
Qartësisht “Hallatet” i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë…. Ndërkohë shtohet paranoja, pasiguria e ankthi…..
Por ama fajin e ka … Opozitaaaaa, e cila veçse pa imunitet është edhe pa “Hallate”! Këto të fundit janë më interesante për lajme…

Exit mobile version