Enver Bytyçi
Gjatë takimit të sotëm me studentët e Vlorës, kur njëri prej tyre replikoi me kryeministrin dhe e pyeti “për kuriozitet” se si ai e kishte ndërtuar vilën e tij në Surrel, Edi Rama u përgjigj:
“Unë nuk kam deklaruar se kam vetëm 2 mijë euro kjo është gënjeshtër. Unë kam qenë emigrant dhe si emigrant, si të gjithë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion. E dyta, shtëpinë jo vetëm që është e deklaruar në cdo detaj, por edhe taksat i ka të gjitha të regjistruara. Mos u bëj si Saliu të keqen vëllai. Pasi në Vlorë mund të pranojmë t’i nxjerrim sytë njëri tjetrit, por si të bregut, jo si Saliu” http://shqiptarja.com/lajm/kryeministri-rama-takim-me-studentet-ne-universitetin-e-vlores-pritet-me-protesta?r=kh5
E citova dhe nënvizova fjalinë e fundit, sepse ajo fjali shpreh thelbin e konfliktit që kryeministri i Shqipërisë dëshiron dhe punon ta rindez në këtë vend: Konfliktin krahinor, sidomos atë Jug-Veri! Dihet se Vlora ishte epiqendra e revoltës së vitit 1997 dhe jo pa qëllim aty ishin stacionuar të gjitha firmat piramidale të Shqipërisë. Eshtë ende në kujtesën e shqiptarëve ajo revoltë kundër Sali Berishës, jo aq pse ai ishte president, sesa për shkak të përkatësisë krahinore. Madje me parulla të tilla u zhvillua e gjithë fushata antiBerishë e atij viti, aq sa dukej që ish-kreu i Partisë Demokratike si një “shpellar”, kurrë më nuk do të mund të rikthehej në pushtet.
Por ngjarjet u zhvilluan ndryshe dhe Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës i takoi për gjashtë vite ta përjetonte bashkëjetesën me qeverisjen qendrore të Sali Berishës. Në këtë kohë bashkëjetese e më pas kur u bë kryministër ai nuk hoqi dorë asnjëherë së nxituri të ndjenjës antikombëtare dhe përçarjes Jug-Veri, duke e konsideruar këtë si një nga mënyrat me efektive për marrjen e mbajtjen e pushtetit të tij të krimit. Etiketimet e Ramës për “alpinët”, “shpellarët”, “veriorët”, janë të njohura. Ndërsa sot zgjodhi që studentët e qytetit bregdetar “t’i prekte në sedër”. T’u kujtonte se “Rama dhe ata ishin të njëjtët”, ndërsa “Saliu, të keqen vëllai, është ndryshe” nga ata! Ua serviri studentëve “Saliun”, sepse nuk ka më asnjë argument, me të cilin mund të përballet me ta.
Mesazhi që përcjell kjo fjali është i thjeshtë: “Bëjmë çfarë bëjmë ne, edhe nëse i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, së paku duhet të pranojmë se kemi një hasëm, një armik të përbashkët, në rastin konkret, Saliun”! Dhe e përkthyer më shkoqur, kryeministri i Shqipërisë, brenda territorit të së cilës është edhe veriu i vendit, mëton t’u thotë vlonjatëve:
“Ju keni një armik tjetër, Saliun si përfaqësues të malokëve”, ndërsa Ramën do të duhet ta trajtojnë si njeriun e shtëpsë së përbashkët! Kështu Rama na del si i pari kryeministër në historinë e vendit, që përpiqet ta kufizojë qevrisjen e tij në Vlorë dhe rrethinat e saj. Megjithatë studentët dhe rinia vlonjate nuk ranë në kurthin e tij. I dhanë atë që ai meritonte.
Edi Rama e kishte mundësinë që të thoshte “Mos u bëj si Monika, ose si Luli”! Por jo. Tha “Mos u bëj si Saliu”! Sepse Saliun ai e identifikon me një rracë tjetër, të ndryshme me rracën e Edi Ramës. Në fakt unë nuk besoj se Edi Rama i përket rracës së vlonjatëve. Dhe po ta pyesësh kryeministrin, ai të thotë herë jam “i bregut”, herë mirditor, herë tjetër durrësak dhe nuk ka nguruar t’u thotë shkodranëve se është gjithashtu shkodran. E vërteta është se ai nuk mbart asgjë nga virtytet e labëve, kurveleshasve apo bregasve. Më saktë, nuk mbart ndonjë virtyt, përveç të keqes brenda tij. Machiaveli, po të ishte gjallë, do ta rishkruante veprën e tij “Ferma e kafshëve”, nëse do ta kish njohur Edi Ramën. Eshtë personazh që i tejkalon ato personazhet e veprës së famshme të shkrimtarit të shquar! I tejkalon veçmas për mënyrën se si guxon t’i përçajë shqiptarët, thjesht për të mbuluar pushtetin kriminal të tij në Shqipëri!
Eshtë për t’u përmend fakti që Edi Rama i nxit jugorët kundër veriorëve sa herë atij i duhet vota, ose sa herë gjendët ngushtë e në vështirësi. Studentët e guximshëm të Vlorës sot e nxorën në terrenin e tij psikologjik e patologjik të urrejtjes përçarëse, çka kur e bën këtë personi më i fuqishëm i pushtetit politik e ekzekutiv në vend, duhet të konsiderohet si këmbanë alarmi. Nëse kryeministri i vendit tim adresohet të mbrohet nga kritikat ose të fitojë votat e shqiptarëve përmes një diskursi të tillë përçarës, kjo do të thotë se vendi po shkon drejt një katastrofe të pashmangshme.
Konfliktin social në Shipërinë që e drejton prej gati gjashtë vitësh, Edi Rama synon ta shndërrojë në një konflikt civil mbi bazat e urrejtjes krahinore! Në fakt atij I duhet ky konflikt siç njeriut I duhet ajri, drita dhe uji! Sepse ai ka kuptuar që largimi i tij nga pushteti është i pashmangshëm. Por i duhet një largim me dhunë, me qëllim që ta përdorë si kartë politike në opozitë e të garantojë kështu më tej drejtimin e Partisë Socialiste! Prandaj ky kryeministër jo vetëm duhet rrëzuar, por duhet lidhur, sepse përbën rrezik kombëtar!