Pse emëruat drejtor IT një person pa certifikatë sigurie? Rrumbullaku kyç gojën: I jap llogari vetëm…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të shkurtër për mediat teksa u pyet në lidhje me Ervin Muçën, drejtorin e IT, i cili është në hetim për ndërhyrjen ne sistemin TIMS.

Në një konferencë për mediat Rrumbullaku tha se do i japë llogari vetëm drejtësisë dhe në komisionin hetimor parlamentar.

Pyetje: Pse emëruat në krye të drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit një person pa certifikatë siguri dhe në kohën kur plasi skandali i TIMS dhe pse e rikthyet në detyrë  pasi kishte pak ditë pasi i kishit pezulluar?

Rrumbullaku: Për ju dhe për publikun e gjerë, para se të adresoni pyetjen duhet të dini shumë mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedura dhe aktet normative që normojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjen me certifikatë sigurie për të gjithë drejtuesve policore. Unë për këtë jap llogari në dy institucione, drejtësisë dhe komisionin hetimor parlamentar.

Exit mobile version