Pse Erdogan zgjodhi Putinin?

Russian President Vladimir Putin (C-L) and his Turkish counterpart Recep Tayyip Erdogan (C-R) enter a hall to start their meeting with Russian and Turkish entrepreneurs in Konstantinovsky Palace outside Saint Petersburg on August 9, 2016. Putin said on August 9 that restoring trade ties with Turkey will take time and work, after his first meeting with counterpart Recep Tayyip Erdogan since Ankara shot down a Russian warplane last November. / AFP PHOTO / ALEXANDER NEMENOV

Në fillim erdhi ngrirja e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë, pas krizës që nisi kur një avion rus Su-24 u rrëzua në zonën kufitare me Sirinë, duke çuar në muaj të tërë shikimesh vëngër dhe sanksionesh ekonomike. Pas dështimit të përpjekjes për një grusht shteti në Bosfor, riafrimi që ndodhi në gusht 2016, i mbijetoi edhe atentatit dhe vrasjes së ambasadorit Andrey Karlovit. Së fundi konfirmimi, nga të dy palët: një kontratë e firmosur, që angazhon Erdoganin për blerjen e sistemeve kundërajrore ruse S-400, në një lëvizje që premton të lërë të shtangur anëtarët e NATO-s.
Është një ndryshim drastik ai që marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës kanë pësuar në dy vitet e fundit, në një afrim gradual që ka flijuar në altarin e volisë, disa nga bindjet e Presidentit turk (dhe eksportet e domateve drejt Rusisë), ndërkohë që nuk mungonin tensionet me aleatët e Aleancës së Atlantikut të Veriut: që nga Gjermania, e akuzuar se mbron gylenistët që në Turqi akuzohen si arkitektë të grushtit të shtetit, deri tek SHBA, me të cilën ka shumë çështje të pazgjidhura, nga akuzat kundër një ish-ministri të Financave shumë pranë Erdoganit deri tek pikëpamjet diametralisht të kundërta mbi rolin që duhet të kenë militantët kurdë në Sirinë Veriore.
“Do i marrim ne vendimet që ndikojnë në pavarësinë tonë. Ne jemi përgjegjës kur bëhet fjalë për marrjen e masave të sigurisë për të mbrojtur vendin tonë”, tha Presidenti Erdogan gjatë një vizite në Kazakistan, duke parashikuar “firmosjen e një marrëveshjeje për S-400” dhe duke shtuar: “Për aq sa unë, është bërë edhe një depozitim”. Një deklaratë e raportuar tashmë në mëngjes nga gazetat turke dhe e cila u konfirmua më vonë në fjalët e Vladimir Kozhin, këshilltar i Putinit për bashkëpunimin ushtarak. “Kontrata është gati për zbatim”, sqaroi ai.
“Nëse do të hasnim vështirësi në blerjen e sistemeve të mbrojtjes, nuk do të ishim të sigurt”, tha Presidenti turk, në një deklaratë që kujton se si në ditët e fundit, si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë bërë hapa prapa për furnizimin me armë të Ankarasë.
Në Uashington, ku Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kongresit amerikan ka diskutuar kohët e fundit në terma shumë kritike marrëdhëniet me Erdoganin, u miratua një rezolutë që pengon shitjen për ata që merren me mbrojtjen e presidentit, pas përleshjeve që ndodhën përpara ambasadës turke, në ditën e parë të takimit të tij me Donald Trump. Dhe disa orë më parë erdhi lajmi se, Berlini ka ndalur përkohësisht eksportin e armëve, në dritën e konflikteve gjithnjë e më të forta me NATO-n dhe shqetësimeve të aleatëve perëndimorë, “në lidhje me rritjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut”.
“Është i natyrshëm reagimi i disa vendeve perëndimore që janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj Turqisë”, shtoi Kozhin duke komentuar mbi marrëveshjen e arritur mbi sistemet ruse. Dhe nga anëtarët e NATO-s, të shqetësuar fillimisht sepse S-400 mund të kenë mospërputhje me sistemet e aleatëve të tjerë dhe më pas nga implikimet e kësaj marrëveshjeje, reagimet nuk do të zgjasin shumë.

Erdogan nuk ka më fre: SHBA po çmenden pse blemë raketa në Rusi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk u kushtoi rëndësi shqetësimeve të SHBA lidhur me vendimin e qeverisë së tij për të blerë nga Rusia një sistem S-400 për mbrojtjen nga raketat.
Në një fjalim të mërkurën përpara kryetarëve të bashkive të partisë së tij në pushtet, zoti Erdogan duke iu referuar Shteteve të Bashkuara u shpreh: “Ata u çmendën sepse bëmë marrëveshjen për sistemin S-400. Çfarë duhej të bënim? T’ju prisnim ju? Ne po marrim dhe do të marrim të gjitha masat në frontin e sigurisë”.
Blerja e raketave me vlerë prej miliarda dollarësh ishte një goditje tjetër ndaj marrëdhënieve tashmë të tensionuara me Shtetet e Bashkuara, të cilat për muaj të tërë lobuan kundër marrëveshjes.
Zëdhënësi i Pentagonit, Johnny Michael tha në një deklaratë: “Ne u kemi përcjellë shqetësimet tona zyrtarëve turq në lidhje me blerjen e mundshme të S-400. Një sistem mbrojtës nga raketat i ndërveprueshëm me sistemet e NATO-s mbetet alternativa më e mirë për të mbrojtur Turqinë nga kërcënimet e ndryshme në rajonin e saj”.
Turqia gjithashtu ka hedhur poshtë shqetësimet lidhur me çështjen e përputhshmërisë së sistemit rus me sistemet që përdoren në NATO.
Aleatët e Turqisë në NATO kanë paralajmëruar Ankaranë se të gjithë anëtarët janë të detyruar të përdorin armë që mund të integrohen me sistemet e njëri-tjetrit dhe se sistemet ruse nuk i plotësojnë kriteret.
Turqia ka kundërshtuar duke përmendur rastin e blerjes nga Greqia disa vjet më parë të një sistemi mbrojtës rus S-300. Zoti Erdogan, megjithatë, la të kuptohet se marrëveshja e debatueshme e vendit të tij ishte ndikuar pjesërisht nga tensionet e tanishme me aleatët perëndimorë.

 

“ Il Giornale”

Exit mobile version