Pse Erion Veliaj me “qentë” e tij po sulmojnë prokurorin e SPAK-ut?

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thirri për herë të dytë Erion Veliajn për të dhënë llogari në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.

Motoja famoze “Follow the money” (ndiq paranë) në fakt nxjerr skemën korruptive në të cilën janë përfshirë Veliaj dhe familjarët e tij.

Por le të fokusohemi te Veliaj dhe hetimet ndaj tij

Ky i fundit u thirr për herë të dytë në SPAK, në datën 26 dhjetor, paraqitje të cilën e quajti sërish vizitë dhe bashkëpunim për të dhënë sqarime në lidhje me pasurinë.

Kryebashkiaku pas daljes nga SPAK-u keqpërdori Këshillin Bashkiak për të reaguar, pasi duke qenë frikacak nuk pranoi të jepte sqarime para gazetarëve për thirrjen e tij në institucionin kryesor të drejtësisë.

Njëherë ia hodhi fajin Saliut, pastaj foli për persona anonimë me pretendimin, sipas tij, që e kishin denoncuar, por kjo ka pak apo aspak rëndësi.

Ato që kanë peshë dhe rëndësi janë faktet dhe provat që tregojnë se si Veliaj apo familjarët e tij janë pasuruar përmes afera korruptive.

Por çfarë ndodhi?

SPAK-u rrëzoi gjithçka çka tha Veliaj përmes një njoftimi publik për mediat.

Qartazi sqaron se në bazë të hetimeve rezulton se mbi Veliajn ngrihen plot 4 akuza: shpërdorim detyre, fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Kështu SPAK-u ua bëri të qartë qenve të Veliajt, se sulmet ndaj prokurorëve, të gazetarëve të oborrit të tij për paditës anonimë e të tjerë nuk janë gjë tjetër thjesht dhe vetëm lojëra politike të një individi që është në grahmat e tij të fundit.

SULMI I ERION VELIAJT NDAJ PROKURORIT

Pas thirrjes së dytë në SPAK të Erion Veliajt vihet re një sulm i paprecedentë, një ushtri qensh e vënë pas prokurorit Olsi Dado.

Në fakt në krye të hetimit pasuror të Erion Veliajt qëndrojnë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe prokurori Olsi Dado, por sulmet po bëhen ndaj këtij të fundit.

Ajo që është lexuar nga gazetarët e oborrit të Veliajt, nga patronazhistët e kryebashkiakut, është sulmi, si nga ana profesionale, ashtu dhe personale e prokurorit Olsi Dado.

Një seri sulmesh, fyerjesh, ndaj prokurorit Olsi Dado, i cili po heton pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij nën udhëheqjen e Altin Dumanit.

Si një vemje, si një frikacak i neveritshëm, Veliaj po vërsul qentë e tij ndaj prokurorit Olsi Dado.

Pse b*lehekuri, i cili fryhej lart e poshtë duke thënë se SPAK-un e kishte nën kontroll dhe e quante veten të paprekshëm, po sulmon vetëm prokurorin Olsi Dado?

Pse ka angazhuar një ushtri të tërë për të denigruar figurën e prokurorit Olsi Dado, duke mos prekur Altin Dumanin, i cili po ashtu është i përfshirë në hetimin e tij pasuror?

Pse Erion Veliaj bën trimin me Olsi Dadon dhe lë mënjanë Altin Dumanin, pasi e di shumë mirë që ai nuk e qas dhe e ka treguar që është prokurori i hekurt, që politika nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së tij.

Pse po kërkon që të intimidojë prokurorin Olsi Dado duke e sulmuar për jetën e tij personale?

Pse nuk del përballë dhe të flasë, por përdor mënyrat e neveritshme për t’u përballur me drejtësinë?

Edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, janë hetuar, akuzuar dhe arrestuar nga SPAK-u, por sulmi i tyre ka qenë frontal ndaj Dumanit, pavarësisht me apo të drejtë.

Ndërsa b*lehekuri, që në fakt nuk është asgjë tjetër veçse një vemje dhe një frikacak, nuk e sulmon Altin Dumanin.

Pra, duket qartë që sulmi është vetëm ndaj prokurorit Olsi Dado.

Komentet denigruese për prokurorin Olsi Dado, aludime për jetën e tij personale e familjare e tregojnë qartë frikën deri në palcë të krybashkiakut që ka vërsulur qentë e tij ndaj prokurorëve dhe drejtësisë.

Erion Veliaj është nën akuzë, nën 4 akuza mjaft të rënda dhe as qentë e tij nuk do të mund ta shpëtojnë nga fundi i tij politik dhe as nga SPAK-u, i cili po heton nën drejtimin e Altin Dumanit që Veliaj dhe qentë e tij kanë frikë t’i përmendin emrin dhe kryejnë goditjet nën brez ndaj prokurorit tjetër të çështjes, Olsi Dado./ Marrë nga CNA.al

Artikulli paraprakPërplasja e Sllovakisë me Ukrainën për gazin, arsyeja nuk është rreziku i krizës energjetike
Artikulli tjetërShtojnë rrezikun e shfaqjes së osteoporozës, si ndikojnë duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave!