Pse është e rrezikshme të pish ujë nga shishet plastike?

Një studim i ri ka gjetur prova se kimikatet kryesore në shishet plastike lidhen me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.

Studimi, i botuar në revistën Diabetes zbuloi se kimikati BPA (bisphenol A), i përdorur për të bërë paketimin e ushqimeve dhe pijeve, duke përfshirë shishet plastike të ujit, mund të zvogëlojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, e cila rregullon metabolizmin e sheqerit në trup.

Studimet e mëparshme nuk kanë vlerësuar drejtpërdrejt nëse përbërësit e përdorur në prodhimin e plastikës ose rrëshirave të ndryshme kanë rritur rrezikun e diabetit.

Gjetjet, të cilat do të prezantohen në një sesion shkencor të Shoqatës Amerikane të Diabetit, kërkojnë që Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) të vendosë kufij të sigurt për ekspozimin ndaj BPA në shishet dhe kontejnerët e ushqimit.

Studime të tjera kanë treguar tashmë se kimikati BPA mund të prishë hormonet njerëzore dhe të dëmtojë mëlçinë dhe sistemin riprodhues.

Artikulli paraprakMbështetën ushtrinë ruse në luftën ndaj Ukrainës, SHBA vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve
Artikulli tjetër“Il Messaggero”: Kalabria i dha leksion Shqipërisë këtë sezon turistik