Pse Game of Thrones është serial i majtë

George R. R. Martin ka dashur të zbulojë sesi i ka lindur ideja e sagës së madhërishme të tij: po ecja në një pyll, kur papritmas jam ndeshur me skeletin e një ujku. Nga ky imazh ka lindur një univers i tërë i përbërë nga krijesa fantastike, gjysmëujq dhe sidomos nga individë që jetojnë e luftojnë për të future në dorë Fronin e Shpatave, i farkëtuar me të gjitha shpatat që janë copëtuar për ta ndërtuar. Një fron i sikletshëm, që deri edhe mund ta plagosë atë që i ulet shkujdesur.

Në kohë, historia është zhvilluar, duke evoluar në një metaforë akute me mekanizma kompleksë dhe të ndryshueshëm. Vëmendja e madhe që kjo sagë (tashmë e shndërruar në të gjitha aspektet një produkt transmedial) po tërheq, tashmë i ka kaluar kufijtë e ngushtë të “zhanrit”, duke dhënë sinjale të forta kulturore dhe politike: kanë folur për të “The American Prospect”, “Foreign Policy” dhe deri “Foreign Affairs”, që i ka kushtuar dy artikuj të fortë (”Game of Thrones as Theory” i Charlie Carpenter dhe ”Game of Thrones as History” i Kelly DeVries).

Eksplorimit të motiveve të thella që shtyjnë protagonistët në veprim i drejtohet edhe një vëllim me titullin ambicioz “Filozofia e Game of Thrones – Etikë, politikë, metafizikë”, i kuruar nga Henry Jacoby). E dhëna e parë mbi të cilën ndalet kuratori është pikërisht kompleksiteti i personazheve që nuk do të qëndronin në skemën tradicionale të mirës kundër së keqes, por paraqesin sfumatura të shumta problematike që i afrojnë me përditshmërinë tonë.

Lidhur me temën është ushtruar klasa drejtuese e Podemos-it në vëllimin kolektiv “Të fitosh apo të vdesësh. Leksione politike nga Game of Thrones”. Siç e ka pohuar Juan Carlos Monedero (një prej themeluesve të lëvizjes, i dalë më pas nga formacioni “morad” pas një përplasjeje të brendshme me Inigo Errejon), objektivi do të ishte ai i: «Rikuperimit të rrefimeve për të kthyer dhe folur se kush komandon e kush bindet»; domethënë qëllimi është ai i përdorimit të një fiksioni që përshkruan, pa shumë lavdërime, një botë hobbesiane në të cilën gëlojnë dhuna, forca e pastër, lufta dhe për të përkufizuar centralitetin e “politikës” si kusht në gjendje që të plazmojë dhe sidomos të transformojë skenarët. Një reflektim mbi pashmangshmërinë e konfliktit si ndryshim paradigme dhe kundër palëvizshmërisë, demokracisë liberale, neoliberizmit.

Inigo Errejon, që kohët e fundit i ka kontestuar lidershipin e lëvizjes Iglesias, në këtë kuptim është shumë i qartë: «Game of Thrones zbulon një gjurmë politike, jo aq pse tregon të vërtetën lakuriq që fshihet pas çdo “sistemi” të strukturuar, domethënë prirjen e tij për ruajtjen e pushtetit dhe të luftës, sesa pse ilustron sesi lufta për krijimin e një rendi të ri i paraprin dhe përcakton mundësinë dhe kufijtë e konfliktit».

Çështja qendrore që shqyrtohet është me një aktualitet të fortë dhe të çon në temën e pushtetit dhe të përfaqësimit politik: Kush duhet t’i qeverisë “7 Mbretëritë”? Martin na paralajmëron se të gjithë duhet të jemi vigjilentë, të luftojmë dhe ta mbajmë kokën lart (deri sa të jetë fuqimisht e kapur pas qafës tonë, duke parë rrezikshmërinë vdekjeprurëse të kësaj “loje”).

Kështu, do të ishim përballë një serie që përmban referime të thella gjeopolitike dhe gjeofizike (në kuptimin e termit të krijuar në vitin 1947 në Berkeley nga John K. Wright, me të cilin nënkuptohej eksplorimi i imazheve që njerëzit kanë për aspektet hjeografike, domethënë «për botët që gjenden në mendjen e njerëzve»).

Ekziston një përkufizim i qartë hapësinor: Veri e Jug – Lindje e Perëndim. Mund të arrijmë deri ta përkufizojmë Barrierën e Madhe (Limes) si një prej vetë protagonistëve të narrativës, me një bashkëlidhje interesante të shkaqeve dhe pasojave që duket se u ka shpëtuar pjesës më të madhe të vëzhguesve, për më tepër të përqëndruar mbi gjuhën e jashtme.

Në Kontinentin Perëndimor (Westeros), një pjesë e popullsisë (të Shëmtuarit) mbahen jashtë konsensusit të popujve të qytetëruar pikërisht nga Barriera e Madhe e mbrojtur nga Vëllazëria e Korbave të Zinj (nga ana e tyre fisnikë të rënë nga vakti, të refuzuar dhe jashtë kaste); por në realitet Barriera shërben për t’i mbrojtur 7 Mbretëritë nga një rrezik akoma edhe më i tmerrshëm: një armatë jo të vdekurisht në gjendje që të rritet në mënyrë të papërmbajtshme duke absorbuar të gjitha krijesat që shpartallon. Nëqoftëse të Shëmtuarit, në tjetërsinë e tyre (anarkistë, të dhunshëm dhe me zakone të çuditshme – disa praktikojnë inçestin dhe kanibalizmin) gjithsesi i përkasin njerëzit (anipse primitiv), të Huajt janë totalisht “alienë”.

Në sezonin e 6-të kemi zbuluar se këta të fundit nga ana e tyre kanë qenë të krijuar në mënyrë të pavullnetshme nga Njerëzit e Parë (gardianë të rednit natyror?) për t’u mbrojtur nga agresioni dhe nga shkatërrimet e njerëzve të qytetëruar. Mos jemi vallë përballë një reagimi jo të përmbajtur të gjeneruar nga frutet e hidhura të Globalizimit, “një rikthim flake”?

Dinamika e përshkruar nga Martin është interesante: Qytetërimi shkatërron rendin natyror, që nga ana e tij rebelohet; më pas, qytetërimi ngre mure për t’u mbrojtur nga ajo që është “jashtë”; njerëzimi i përjashtuar mëshon në kufi për t’i shpëtuar tmerrit të luftërabe, shkatërrimit dhe ndryshimeve klimaterike (“Dimri po vjen”). Në Barrierë – pas një beteje epike mbrojtëse kundër këtij emigrimi të panatyrshëm popujsh – zhvillohet një debat i zjarrtë politik: Të Shëmtuarit janë gjithsesi qenie njerëzore, për të shmangur që të mos arrihen nga ushtria e të Huajve të bëhen të vdekur të gjallë – mos ishte rasti që të lihen të kalohen dhe të integrohen (për t’u shmangur radikalizimin)?

Në qendër të këtij debati është John Snow (Bastardi?) Komandanti i Korbave, që ndoshta i kushtëzuar nga dashuria e tij për të shëmtuarën Igrit, do të hapte portat. Në fillim forcat reaksionare, ksenofobe (sovraniste?) duket se kanë avantazhin dhe Snoë bie nën thikat e një grupi konspiratorësh armiq ndaj propozimit të tij, por, i risjellë në jetë nga Zoti i Dritës, Komandanti i Korbave i jep jetë projektit të tij politik duke hapur dyert dhe duke vendosur rregulla të reja bashkëjetese më të Shëmtuarit. Martin në një personazh të vetëm evokon Jul Cezarin dhe një lloj Mesie të markës kristiane që vdes dhe ringjallet.

Në sezonin e 6-të, të gjithë gurët duken të pozicionuar në skakierë në pritje të përplasjes finale. Mbretëresha Daenerys më Dragojtë e saj (armët e saj të shkatërrimit në masë, shënimi im.) ka zbarkuar në Kontinentin perëndimor pasi pa tronditur Esterosin me një seri luftërash me të cilat e ndryshuar thellësisht rendin e mëparshëm të përqëndruar mbi skllavërinë (një tentativë e arrirë për të eksportuar “demokracinë”?) Dhe zbarkon me një projekt konfuz politik (të markës trockiste?) të shpallur në sezonin e mëparshëm: «Lannister, Targaryen, Baratheon, Stark dhe Tyrell janë si rrezet e një rrote. Herët a vonë, një tjetër dhe një tjetër akoma. Rrota vazhdon të rrotullohet duke e shtypur këdo që ndodhet në terren. Unë do ta prish rrotën».

Por çfarë do ta mbushë boshllëkun e gjeneruar nga fundi i historisë si konflikt brutal midis elitash me kujtesë paretiane? Çfarë do ta pasojë shkatërrimin e kësaj unaze të pushtetit?

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Exit mobile version