“Pse i kanë gratë e mërzitura”, Basha mesazh kundërshtarëve: Jemi të bekuar me zonja dhe gra që përfaqësojnë Demokratët Euroatlantikë anembanë Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, me rastin e 8 marsit zhvilloi një takim me gra dhe vajza të kryeqytetit. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se një nga vlerat e Demokratëve Euroatlantikë janë zonjat dhe gratë që e përfaqësojnë anëembanë Shqipërisë. Ai gjithashtu i drejtoi dhe një mesazh ironik kundërshtarëve, kur tha se atyre që u nxin surrati më 8 mars dhe çdo ditë të vitit me gra të mërzitura që i rrethojnë, janë në rrugën e gabuar e cila do të marrë fund më 11 maj.

“Jam i nderuar me gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, kolegët, qytetarët, por më i nderuar dhe më i respektuar dhe më i lumtur jam me zonjat, me gratë që kemi këtu dhe anëembanë Shqipërisë. Kështu që shihni dhe shkruani juve që u nxin surrati më 8 mars dhe çdo ditë të vitit, edhe shikoni edhe fytyrën e grave që ju rrethojnë dhe vijini gishtin mendjes, pse i keni gratë e mërzitura? Se jeni në rrugën e gabuar, rrugë që do t’ju marrë fund më 11 maj. Sepse që të bësh diçka të mirë, duhet të kesh shumë veti, po pa një veti themelore nuk e bën dot, pa dashuri nuk bën gjë të mirë në këtë vend. Kështu që minimumi që duhet të keni është që të jepni dashuri” – u shpreh Basha.

Artikulli paraprakDodik “Non Grata” firomosi ligje kundër Drejtësisë, reagon ashpër Sekretar i Shtetit Marco Rubio!
Artikulli tjetër“Nga kredia për çiftet e reja tek pesëfishimi i bonusit për bebet”, Basha: Fuqizimi i gruas dhe familjes shqiptare, prioritet i programit të Demokratëve Euroatlantikë