Pse janë trembur

Bledi KASMI

Një platfomë, 17 emra oligarkësh të publikuar dhe koncesionet e fituara në mënyrë korruptive kanë bërë që toka t’u dridhet nën këmbë. Perandoria që kishin menduar se mund të ishte e përjetshme nga kapja e sistemit, kanë parë se sa lehtë mund të shkërmoqet me një goditje të fortë politike.
Po pse janë trembur? E thjeshtë për tu kuptuar. Koncesionet janë dhënë për periudha kohore përtej një dekade. Kjo nënkupton që një rrotacion politik në një të ardhme të afërt, me hir apo me pahir, do ti prishte jetëgjatësinë koncesionit. Fituesi do ti rrëzonte jo vetëm koncesionin, por sipas platformës “Antimafia” do ti detyronte që të kthenin paratë që kanë zhvatur. Bëhet fjalë për sekuestrime dhe konfiskime të miliarda eurove që kanë planifikuar të fusin në kontot e tyre bankare duke u kthyer në pronarë të këtij vendi.
Mund të konsiderohet si kauza më e rëndësishme e opozitës bashkë me atë të luftës për ndarjen e krimit nga politika.
Oligarkia reagoi në kor me batare sulmi me goditje të përqëndruar. Skenari i njëjtë dhe shkruesi i tekstit i njëjtë në të gjithë deklaratat. Ata që ndryshonin ishin recituesit. Media kombëtare që jargaviteshin, dikush që bën si analist, dikush tjetër si ekonomist dhe një tjetër si opozitar. Të kujtonin ato gjyqet ndaj armiqve të popullit të dikurshëm.
Basha u ngrit dje mbi atë që ata e quajtën interesa personale dhe u shfaq si një Kryetar opozite që mes joshjes dhe sakfriciës zgjodhi të dytën, mes një pakice të kapur nga priviligjet dhe një shumice që zhvatet për çdo ditë dhe që kërkon udhëheqës ka zgjedhur këtë të fundit.
Oligarkia është sistemi që duhet ekzekutuar me çdo kusht dhe me çdo çmim. Vetëm prej kësaj lufte të sinqertë dhe të vendosur mund të rikthehet shpresa dhe besimi. Duhet vijuar më tej ajo që nisi dje. Paratë e oligarkisë nuk janë kontot bankare në Shqipëri. Ata emigrojnë në parajsat fiskale, ndaj duhen eksploruar instrumentat e gjurmimit të parave të grabitura të oligarkisë që nesër bashkë me ikjen nga pushteti të mos largohen edhe nga vendi duke i pasur miliardat të sigurta.

Artikulli paraprakI çmenduri kriminalizon edhe shkollat, ja si shitet droga në gjimnazet e Tiranës
Artikulli tjetërInspektorët e Ramës lëshohen si lukuni, 500 mijë lekë ryshfet pronarit të lokalit për kuponin tatimor