Dr Fatmir Terziu
Klasa kapitaliste shqiptare, që kontrollon mediat sot, natyrisht me një kontroll brutal, e vërtetoi faktin se po ngrohet tek Edi Rama. Jo se ka ardhur dimri, dhe vapa është larguar, por se kjo vapë, kjo zagushi e tipit «alla-kapitalist të medias» duket se ka përgatitur ngrohjen në dimrin që afron tek Edi Rama. Shkollat e lëna pas dore, të paktën ato që pamë vet, ato pa dritare pa dyer e pa ngrohje, ndoshta do të mjaftohen me këtë lajm që nis në ditën e shkollës shqipe. Ndaj, falë kësaj përkujdesjeje kapitaliste të bosëve të medias shqiptare, u duk sikurse ndodhi diçka e jashtëzakonshme sot: Gjatë qëndrimit në Vlorë, kryeministri Edi Rama u ndal në shkollën “Mynyr Xhindi”, ku ndoqi nga afër procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore falas. Ndërsa u ndal të takojë nxënësit që ulen për herë të parë këtë vit në bankat e shkollës, Rama këshilloi ata të mirëmbajnë e mos i grisin librat. “Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit. Nuk do t’i zhgarravisësh, nuk do t’i harrosh, nuk do t’i humbësh, nuk do t’i grisësh, por do t’i ruash kështu dhe do t’i hapësh me dashuri dhe kujdes sepse shok më të mirë se libri nuk ka”, tha Rama. Mjafton kaq të shkohet në atë që duket dhe nuk duket. Këtu kemi biblën me ngjyrosje rozë të klasës kapitaliste që qëndron pas udhëheqësit shtetëror-socialist të stilit të viteve 1970 të Partisë së Punës.
Një media tashmë e orientuar pothuajse tërësisht rreth nevojave dhe interesave të biznesit personal të bosit që e drejton, po shpreh simpatinë për këtë udhëtim të propaganduar të Kryeministrit, të kryesuar nga një politikan i njohur për postimin e tij të «interesit për librin falas» dhe pseudo-marksistit, që bën rolin 70-ës.
Redaksia është një cfilitje ndaj realitetit. Pezullimi i realitetit ka shakktuar natyrisht vendosjen e pikës mbi «i» për faktin se tashmë Kryeminsitri i ka të gjitha në dorën e tij. Edhe librin në shkollat pa xhama, pa dyer e dritare, pa… asnjë të ardhme. Muajin e kaluar, ushtruesi i detyrës së Zëvendës Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën e Lirisë së Medias dhe mbajti një Deklaratë Kombëtare duke u angazhuar për përmirësimin e mjedisit për punonjësit e mediave në Shqipëri. Fatkeqësisht të shoh këtë hap mbrapa, pikërisht këtë që shkruhet në faqen zyrtare të Këshillit të Europës: «Në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv, kanali i parë televiziv i lajmeve 24-orëshe në Shqipëri, News 24, njoftoi mbylljen e dy emisoneve: “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipi dhe “Krasta / A Show” të Adi Krasta. Të dy programet ishin kritikë për kryeministrin Edi Rama dhe transmetuan për një vit në Neës 24 në pronësi të Focus Media Group. Gazetari Adi Krasta e ndërpreu punësimin e tij fundjavën e kaluar pasi presidenti i News 24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se ishte i “kërcënuar” nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Çani kishte zbuluar se Kryeministri ishte takuar me pronarin e News 24 për të kërkuar shkarkimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar në kohën kur Adi Krasta ka të ngjarë të humbasë punën e tij. Adi Krastës iu ofrua një pozicion tjetër brenda kanalit televiziv. Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e Kryeministrit Rama për mbylljen e emisionit të tij dhe përfundimin e kontratës së tij me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu mohoi që mbyllja e të dyja emisioneve të ishte rezultat nga presioni i qeverisë dhe zyra e Kryeministrit i quajti akuzat «lajme të rreme».
Dhe në rrethana të tilla kur mendohet të ketë një notë dyshimi në qeverinë e Ramës, fakti që propaganda qeveritare kërkon elitën kapitaliste të medias të vihet pas Qeverisë dhe vetë Kryeministrit, duke bërë rolin e tellallit për të fshehur realitetin, edhe nëse rezultati përfundimtar, sipas fjalëve të medias, është – krijimi i një klime të përkohshme nën Edi Ramën e strukur pas enigmave, prapë flet qartë se ku ka zë nuk është pa gjë.
Kjo, përkohësisht, do të ia vlente sepse prioriteti, pra përparësia kryesore… duhet të jetë mbrojtja e demokracisë shqiptare. Duke ‘ruajtur demokracinë e brishtë shqiptare’, ata me të vërtetë nënkuptojnë mbajtjen gjatë në pushtet të Ramës. Kjo do të thotë, ata nënkuptojnë prishjen e atyre pak gjërave të paktën që arriti koha e demokracisë shqiptare. I tillë është Orwellianizmi i elitave gjithnjë e më të dëshpëruara të Medias, që kontrollon biznese e fatura të mëdha reklamimesh.
Flirtimi i medias me një qeveri të kujdesshme të Ramës është i mrekullueshëm. Ai sugjeron krijimin, çdo krah i vetëm i saj, po mbyll radhët kundër vullnetit të popullit, kundër masave që votuan për lirinë dhe demokracinë, të drejtën e informimit të lirë. Nga krahu i pasur pro-bankier deri tek krahu i majtë që viziton shkollat pa xhama e ato që janë bërë model në Tiranën e fondeve pa fund e kontroll, të gjitha pjesët e institucionit po bashkohen për të parandaluar dëshirat demokratike të njerëzve të bezdisshëm që të mos zbatohen. Këtu është fjala për «bezdisjen» opozitare, që falë gabimeve të saj, i faturohet edhe kjo pikë e dëmshme dhe mjaft e rrezikshme.
Dhe kthesat simpatike të medias ndaj Ramës gjithashtu na tregojnë një histori interesante për atë që është bërë e domosdoshme për ta quajtur Ramizëm. Ajo që filloi jetën duke u paraqitur si një lëvizje pro-njerëzore, si një lëvizje ‘për shumë, jo pak”, ka përfunduar duke u përdorur si një armë kundër paraqitjes së realitetit, kundër vullnetit demokratik të medias së lirë, detyrës parësore të saj në një vend demokratik.
Elitat pozojnë në Ramizmin e modelit të ri llojet e përçmimit fodull të klasës së mesme dhe dyshimin për demokraci që do të jetë e nevojshme për shkatërrimin e edhe të asaj, që të paktën ishte bërë. Dhe ata kanë të drejtë t’i pozojnë këto gjëra. Dobësia në zemër të krahut tradicional PS – Rama, në veçanti, është thelbësisht i dyshimtë për njerëzit e zakonshëm dhe pikëpamjet e tyre gjoja të prapambetura. Nëse elita e sheh Ramaizm-in si një mjet afër realitetit, është e drejtë ta bëjmë atë. Kjo sfilatë e eliës mediatike po freskon dhe mandatin e tij si udhëheqës i Punës. Ai tani drejton një lëvizje për të paktët, jo për shumë, një lëvizje për BE-në, jo kundër saj, dhe një lëvizje kundër klasave të punës, jo në favor të tyre. Ai erdhi për të tronditur status quo-në, por ai përfundoi të ruajë status quo-në kundër masave që e dëshirojnë kaq keq, dhe kanë nevojë për të, për të ndryshuar. Ngrohja në shkolla a mund të kuptohet vetëm me librat falas? Ngrohja? Sigurisht ngrohja, ajo pret një Dimër. Vërtet një dimër të mistershëm shqiptar. Atëherë pse kapitalistët e medias shqiptare po ngrohen dhe po presin të (ri)ngrohen tek Edi Rama në paradimër?