Pse kryeministri armik i dijes nuk do që të zgjidhë kërkesat e studentëve

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar sërish Ramën për indiferentizmin e treguar në lidhje me kërkesat e studentëve.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se, një shembull për mënyrën se si duhet të veprojë Edi Rama vjen nga Amerika Latine dhe konkretisht nga Kolumbia. Sipas tij, presidenti i Kolumbisë pas kërkesave të studentëve shtoi buxhetin me 1.42 miliardë dollarë.
“Edhe nje fakt nga Kolumbia per Ramen, qe votoi kunder amendamenteve te studenteve. Nuk shpresoj te bej me turp dhe as te zgjoj arsëen e vdekur te Edi Rames, pasi edhe turpi edhe arsëeja nuk bashkejetojne me te.
Por opinioni i gjere publik dhe mijrat e studenteve duhet t’i dine gjerat. Studentet e universiteteve publike ne Kolumbi jane ne greve per kerkesa te ngjashme me ato qe mijra djemve e vajzave studente,qe jane ngritur ne Shqiperi. Presidenti i Kolumbise firmosi nje shtese ne buxhet prej 1.42 miliard dollaresh. Kolumbia shpenzon per arsimin 16% te buxhetit, nga 3.32% qe shpenzon shkollepaku ne Shqiperi.
Eshte shumë qartë se kur qeverite jane mendjehapura dhe e kane proritet arsimin parate’ gjenden. Kur qeverite jane kunder dijes,te mbushura me injorance dhe qe e shohin suksesin tek parate e pista dhe droga atehere ndodh si ne Shqiperi kur paturpesisht rrezohen nga Rama dhe deputetet pa identitet te tij amendamentet e studenteve per disa shtesa ne buxhet per arsimin e larte dhe per permirsimin e kushteve ç’njerezore te jeteses se studenteve.
Çdo premtim i ketij kryeministri armik te dijes, shkences dhe arsyes eshte zero pa buxhetin dhe parate e nevojshme. Çdo premtim pa buxhet eshte mashtrim. Çdo premtim pa financim eshte betem hedhje hi syve studenteve”, shkruan Vasili.

Artikulli paraprakThirja e Kryemadhit nga Durrësi: Të hënën, të gjithë tek studentët!
Artikulli tjetërKardiologu që u kthye nga Amerika dhe kreu qindra ndërhyrje të suksesshme largohet sërish: The End!