Pse lejova 4 vite më parë listën e mbetjeve

Sali BERISHA

Qytetarë, ju po na dëgjoni dhe secili prej jush mund të ketë të drejtë të pyesë Sali Berishën sot se pse unë tre-katër vjet më parë e kam lejuar listën. Përgjigjja ime është kjo dhe vetëm kjo:
Analizuar në retrospektivë unë besoj se s’duhet të kisha bërë atë veprim. Veprimin e bëra duke qenë i bindur se do të kontrollonim çdo gjë, meqë do të jepnim një vendim qeverie, rast pas rasti, të drejtën e importit. Por duke konstatuar këtë që ka ndodhur më 2014, që doganat kanë futur në kundërshtim flagrant me ligjin 333 mijë tonë, unë nuk besoj se kjo do të ndodhte. Ndaj dhe unë dal këtu me një rishqyrtim të qëndrimit tim. Reflektoj se është helm, është pleh. Lëre se ç’thotë ky, se ky s’ka konceptet më elementare përveç shkarravinave që bën. Dhe shikojini sa ngjajnë ato me shpellat. Pse e bëj këtë? Kam një arsye tjetër të madhe. Çfarë ka ndodhur në Europë? Ka një direktivë europiane të 2016 krejt tjetër me të mëparshmen. A e dini kush e ka bërë planin e landfilleve në Shqipëri? Ekspertë europianë e kanë bërë, është bërë nga qeveria para nesh. Çfarë thotë sot direktiva? Kategorikisht, vendi lider në Europë ka zero landfille. Kjo nuk do të thotë që vendet e tjera duhet t’i mbyllin. Por do të thotë që vendet e tjera do të ndjekin me seriozitetin më të madh tendencën. Direktiva e re është themelore, ajo përcakton kalimin e ekonomisë nga ekonomi lineare në ekonomi cirkulare. Në këtë kontekst riciklimi është kryesore. Kjo përcakton se ndarja është kushti i të gjitha kushteve për mbetjet, të paktën në kategori: letër, dru, plastikë, metal, xham. Pra, ndarja si kusht i të gjitha kushteve për të mbajtur një qëndrim të përgjegjshëm, të qytetëruar e qeverisës ndaj plehrave. Kjo është direktiva e 2016 po ti nuk lexon.
Pse e kanë bërë këtë direktivë? Sepse me praktikat e para u pa që po i mbysnin vendet me plehra, u pa se landfillet janë varreza të dhembshme pasi aty groposen plehra dhe helme që mund të duhen shekuj për t’u degraduar plotësisht. Pra, nuk kanë thënë të mbyllen landfillet, por kanë orientuar të ecet drejt kësaj praktike. Vetëm një ufo që nuk jeton në këtë vend mund të pranojë gënjeshtrën bajate se 35 mijë vetë jetojnë me mbledhjen e plehrave. Këtë ta thonë ty sepse e dinë që ngaqë gënjen nga mëngjesi deri në darkë je i prirur të gjuash gënjeshtra në ajër për t’i marrë e për t’i qarkulluar ato. Ndërkohë që nga ana tjetër thua se 85% e plehrave nuk mblidhen në Shqipëri.
Ne, duke mos importuar plehra, këto fabrika riciklimi për të cilat unë kam respekt, dhe nëse qeveria nxjerr ligje për t’i subvencionuar ato dhe ndihmuar e lehtësuar jam plotësisht dakord, por s’jam kurrë më për import plehrash. Vendet, të cilave u krijohet mundësia të eksportojnë plehrat, janë vende fatlume. Ato janë gati të paguajnë sasi kolosale për të hequr plehrat nga territori i tyre. Ato janë gati edhe të t’i japin falas dhe të paguajnë siç kanë paguar këtë me valixhe. Ndryshe ti (Rama) këtë vetëvrasje s’mund ta bëje dot. Vende, të cilat kanë male me plehra janë gati të paguajnë shuma kolosale. Prisni ekspertët e plehut tani, ja u them unë. Dhe të cilave plehra? Edhe të biologjikeve, shumë shpejt. Socialistët kishin negociuar për të bërë një arë gjigante në Cërrik, për të bërë një hale të mbetjeve të thata të sjella nga Greqia. Ju sjell dokumente nëse doni. Edhe ato nuk quheshin toksike.
A ka një alternativë? Këto shoqatat që flasin me mendtë e këtij e ky me mendtë e tyre, tani na thonë që janë 35 mijë që po mbledhin plehrat, nga ana tjetër thonë që po nuk importuam falimentojmë e nga ana tjetër lëmë 33% të plehrave pa mbledhur. Importi çfarë do të bëjë? Importi do t’i bëjë plehrat prodhim dhe import 150% më shumë. Unë kam respekt për ato fabrikat, disa prej tyre kanë teknologji shumë të mirë, po nuk kanë kapacitetet e duhur. Madje, që ato të përpunojnë të gjitha plehrat e vendit ato duhet të paktën, minimumi të trefishojnë kapacitetet. Pse këto fabrika kërkojnë importin? Mbledhësit janë 2000-2500 nga 35 mijë që thotë ky dhe ata duan një pagesë kurse këto që importohen paguajnë doganë, paguajnë doganierë e ça s’paguajnë për t’i futur falas, madje nën dorë marrin dhe lekë për to. Tani a mundet ne të pranojmë një gjë të tillë? A mundet ne të pranojmë të afrojmë Shqipërinë, në kuptimin absolut të fjalës, në kosh të plehrave? Kur ne edhe pse i ndaluam ato, na mbetën pa përpunuar 83% e tyre dhe nuk është shifër e Sali Berishës, por e këtij këtu (Ramës). A mundet që, në një sistem që po degradon me shpejtësinë më të madhe të bëhet kjo?

Artikulli paraprakValixhja 4 milionë euro për plehrat
Artikulli tjetërInvestimet e huaja u ulën me 36%