Pse mashtron Rama? Ja si u vetëdorzua Balili në prani të Ardi Veliut!

Rama sulmoi mediat pse shkruajtën se, Balili u vetëdorëzua duke deklaruar se ai u arrestua në një operacion të sofistikuar, por detajet e nxjerrin zbuluar kryeministrin mashtrues.
I shumëkërkuari Klement Balili, i cili cilësohet nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’ është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte. Balili u vetëdorzua në orën 08:45 në policinë e Sarandës. Bëhet e ditur se vetëdorzimi i tij është bërë në prani të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Klement Balili ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigels Balili. Klement Balili u transferua në Tiranë me një eskortë policie i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ndërkohë që aktualisht ndodhet në komisariatin nr. 6 në Tiranë.
Lajmin vetëdorëzimit të Balilit e publikoi fillimisht ish-Kryeministri Berisha në një njoftim në faqen e tij në Facebook.
Ndërsa më pas u konfirmua edhe nga policia. Burime policore se përsoni shumë i kërkuar nga policia shqiptare tashmë është vetëdorëzuar pranë struktuarve të policisë.
Klement Balili ishte në kërkim prej dy vitesh.

Artikulli paraprakCakaj u pajis me çertifikatë sigurie për 24 orë, hetim parlamentar për DSIK
Artikulli tjetërTrump bisedë telefonike me Erdoganin për çështjen e kurdëve