Pse ministrja e Arsimit ka urdhëruar drejtorët që nxënësit të dorëzojnë në shkollë kartat e identitetit të prindërve?

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka urdhëruar drejtorët e shkollavë që nxënësit të dorëzojnë në shkollë kartat e identitetit të prindërve. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të marrë nga një prind. Prindi hedh dyshime mos vallë do klonojnë karta për zgjedhje?
“Ndrikull Nikolla urdhëron që nxënësit të dorëzojnë në shkollë kartat e identitetit! sb
Qytetari dixhital denoncon”, shkruan Berisha.
“Pershendetje profesor,
Jam ndier i shokuar kur erdha ne shtepi dhe ime bije me kerkon numrin e kartes identitetit sepse e do mesuesja, kontaktova me mesazhe mesuesen dhe me thote qe i kerkon drejtoria, me urdher nga lart. Po mire une qe po i kerkoj llogari dhe nuk do i jap identitetin po ata qe nuk e kuptojne dhe e dorezojne kete numer identiteti cfare do i ndodhe?
Mos valle do klonojne karta per zgjedhje?”, shkruan qytetari.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe deputetja e PD, Albana Vokshi. Në një postim në Facebook Vokshi shkruan se, një porosi rrufe dhe e paligjshme nga Ministria e Arsimit është shpërndarë sot pasdite në të gjitha shkollat e vendit.

Kjo është tabela që mësuesit kujdestarë duhet të mbushin duke detyruar nxënësit të sjellin në shkollë: kartat e identitetit të prindërve, numrat e telefonave, adresat e e-maileve dhe të dhëna të tjera personale.
“Tabela është shpërndarë me urgjencë, duke kërkuar që të mbushet brenda ditës së nesërme. Në disa raste, për shpejtësi, prindërve u është kërkuar ose t’i nisin të dhënat me sms apo edhe fotokopje e kartave të identitetit të prindërve.
E kjo, vetëm me urdhër verbal, në fshehtësi të plotë, pa dhënë asnjë arësye PSE duhen këto të dhëna.
Ky urdhër i Ministres Nikolla, është JO TRANSPARENT, I PALIGJSHËM DHE ABUZIV!!! Legjislacioni në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin.
I kërkojmë Ministres Nikolla të japë sqarime kush ka kërkuar të dhëna që me ligj konsiderohen private dhe për cilën arsye?
U bëjmë thirrje PRINDËRVE të refuzojnë dhënien e të dhënave personale, pasi përveç ngjan si një histori “spiunazhi”, është krejtësisht i paligjshëm dhe të dhënat e tyre rrezikojnë deri sigurinë e jetës. PRINDËRIT të refuzojnë dhënien e çdo informacioni pa marrë sqarime pasi ligji (Nr. 9887, datë 10.3.2008) përcakton qartë që prindi duhet të japë pëlqimin për përpunimin e të dhënave të veta si dhe të jetë i informuar mbi qëllimin dhe përpunuesin e të dhënave (Neni 7)”, shkruan Vokshi.

Artikulli paraprakKryemadhi: Rama ka garantuar Tahirin se Prokuroria do të japë vetëm arrest shtëpie
Artikulli tjetërFaqja e pare