Pse nuk duhet ta fusni ushqimin për fëmijë në mikrovalë?

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) po paralajmëron familjet që të shmangin vendosjen e kutive plastike në mikrovalë dhe pjatalarëse, të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme.

 

Në një raport të publikuar në internet, pediatër-studiuesit identifikuan nivele në rritje të kimikateve në ngjyrat ushqimore, konservantët dhe materialet e paketimit.

Diçka për të cilën prindërit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm: Ngrohja e enëve plastike (p.sh. gota, shishe, etj.) në mikrovalë, ose vendosja e tyre në lavastovilje ku lahen me ujë shumë të nxehtë, rrit mundësinë e rrjedhjes së kimikateve të rrezikshme, sipas AAP.

Kutitë e qelqit ose ambalazhet prej çeliku inoks rekomandohen si opsionet më të mira. Zgjedhja e ushqimeve të plota mbi ushqimet e përpunuara redukton gjithashtu rrezikun e infeksionit, ashtu si larja e duarve dhe perimet e freskëta gjatë përgatitjes së ushqimit.

Artikulli paraprakAIDSSH: Fjalimi që nisi luftën ndaj fesë
Artikulli tjetërAkuzat për tjetërsim të pronave dhe shpërdorim detyre! SPAK dërgon për gjykim ish-Kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë