Pse nuk e ke vizituar ende Kosovën? Ja si përgjigjet Talat Xhaferi, tregon edhe marrëdhënien mes dy vendeve: Në dasmë shkohet me ftesë

Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur se ende nuk e ka vizituar Kosovën.

 

I pyetur nga gazetarët pse nuk ka shkuar ende në Prishtinë, kryeministri teknik i RMV tha se “në dasmë shkohet me ftesë”.

Por më pas sqaroi se “nuk është çështje ftese, por e axhendave”, pasi Maqedonia e Veriut po përgatitet për zgjedhjet parlamentare.

Tutje, sa i përket raporteve ai tha se nuk ka pengesa në komunikim në mes të dy qeverive.

“Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë, s’kemi marrë ftesë ende. Nuk është çështje e ftesë, është çështje e agjendave, dihet që ne jemi edhe para zgjedhjeve, kështu që raportet janë raporteve të dy vendeve miqësore, që udhëheqin institucionet përkatëse, nuk ka kurrfarë pengese në komunikim, personale janë çështje tjera, nuk i ngatërrojë unë institucionale me ato personale”, ka deklaruar ai.

Artikulli paraprakPutin kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore, reagon BE: Pushtoi Ukrainën, tani po mashtron rusët
Artikulli tjetërBE: Raporti i ODIHR-it konfirmon shqetësimet për parregullsi në zgjedhjet në Serbi