Pse po dënohen arkitektët e Ramës?

Arkitektët e huaj, pjesë e rrethit të ngushtë të Kryeministrit Rama, janë përfshirë në skandale korrupsioni, shkelje ligji dhe vjedhje të së drejtës së autorit. Megjithatë dënimet dhe skandalet e tyre nuk e kanë penguar Kryeministrin Rama të vazhdojë punën me to.
Stefano Boeri
Boeri është arkitekti që ka hartuar dokumentin më të rëndësishëm për zhvillim urbanistik të Tiranës deri në vitin 2030, Masterplanin e Tiranës. Një ditë më parë, në median italiane u bë publik lajmi se Boeri po hetohet në Itali për ndërtimin në shkelje të ligjit, të një qendre shumë funksionale në qytezën e Norcias në Perugia.
Boeri, drejtori i punimeve për ndërtimin e kësaj qendre akuzohet se ka realizuar punimet e qendrës në mungesë të lejeve të kërkuara sipas ligjit për zhvilimin e ndërtimit.
Sikurse Exit.al e ka shpjeguar më parë, edhe në Shqipëri masterplani i Tiranës, i hartuar nga Boeri ka mangësi serioze dhe është bazuar në të dhëna të pasakta, si dhe në shkelje të kontratës.
Së fundmi, Boeri u rikthye në Shqipëri si arkitekt i disa prej shkollave të reja që do të ndërtohen përmes Partneritetit Publik Privat, të lajmëruar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj. Boeri nuk konkuroi në asnjë procedurë publike tenderimi për projektimin e këtyre shkollave, të cilat janë rezultat i masterplanit që ai vetë e hartoi.

Marco Casamonti
Marco Casamonti, themelues i firmës italiane Archea Associati, është dënuar në Itali për korrupsion, në ndërtimin e një objekti në qytetin e Firences. Megjithatë dënimi nuk e ka ndaluar arkitektin Casamonti që të gjejë vazhdimisht punë e projekte në Shqipëri.
Arkitekti Casamonti ka projektuar Sheshin Veliera në Durrës, që ndër të tjera rrezikon të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme trashëgiminë arkeologjike, përfshirë vendbanimet bizantine, në shkelje të plotë të ligjeve që mbrojnë monumentet.
Marco Casamonti ka projektuar stadiumin “Arena Kombëtare”, një tjetër projekt i dyshimtë i qeverisë si dhe kullën e falimentuar “4EverGreen Toëer” përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë.
Por, pavarësisht “moskorrektësisë”, studio Archea Associati dhe Casamonti kanë përfituar së fundmi, lejen për ndërtimin e Garden Building. Kjo kullë 24 katëshe, sipas projektit do te jetë një tjetër qendër tregtare me apartamente në pjesën e sipërme. Ajo do të ndërtohet përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit.
Peter Sëinnen
Peter Sëinnen, një nder themeluesit e fimës belge 51N4E, e njohur për lidhjet e tij të afërt me Edi Ramën— u pushua nga pozicioni i kryearkitektit të Rajonit federal të Flamandisë në Belgjikë për dyshime korrupsioni dhe konflikt interesi lidhur me projektin e Sheshit Skënderbej në Shqipëri, në vitin 2015.
51N4E është projektuesja e kompleksit privat atelie-studio-vilë banimi të Kryeministrit Rama në Surrel; e kullës TDI, një nga kullat e planit francez të qendrës së Tiranës. 51N4E sëbashku me Anri Salën ka hartuar projektin e Sheshit të ri Skënderbej.

Studioja daneze BIG
Studioja daneze Bjarke Ingels Group (BIG) u rikthye në vëmendjen e opinionit publik vetëm pak ditë më parë, për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.
Propozimi i BIG për Teatrin e ri Kombëtar, është kopje e projektit të firmës Forma Architects për Shtëpinë e Operës në Busan, bërë në vitin 2011.
Marrëdhënia mes BIG dhe Ramës ka nisur që kur ky i fundit ka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në atë kohë BIG fitoi konkursin për projektin e xhamisë së re të Tiranës, e cila më pas nuk u ndërtua. Në rastin e teatrit, BIG nuk iu nënshtrua fare konkurimit për projektin. Kryeministri Rama thjesht lajmëroi qytetarët se BIG kishte projektuar ndërtesën e re të Teatrit Kombëtar.

Exit mobile version