Në një intervistë të dhënë për Fax News, gazetari Basir Çollaku ka folur lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.
Çollaku tha se sipas të gjitha provave që dihen derimë tani objektiv i atentatit ka qenë prokurori Ndoja, dhe përmendja kaq e shpeshtë e Muharremit, bëhet me qëllim për të mbuluar me tymnajë të gjithë çështjen.
Gazetari thotë më tej se çështja që fshihet pas atentatit ndaj Ndojës është tejet e komplikuar, pasi ka një ndërthurje mes politikës dhe konflikteve të ndjeshme të pronës, ku ndërthuren dhe element të krimit.
“A do ta kemi ne kryeministrin dhe zv kryeministrin dëshmitar për këtë çështje?!”, kjo ishte një nga pyetjet e ngritura nga ana e gazetarit, që sigurisht do të mbetet pa përgjigje, pasi në rast se kjo do të realizohej do të ishte një nga lëvizjet më të forta të drejtësisë shqiptare.
“Një nga pistat ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës së zotit Ndoja, më bën të dyshoj sasia e madhe e tymnajës që jepet për një nga personat e gjetur në makinë, Rumi apo Landi. Pse bëhet përsëritja e asaj që nxirret në media, nuk i kam parë kolegët që të pyesin se pse ky personi që dyshohet për vrasjen e biznesmenit u la i lirë.
Ç’ndodhi me këtë investim që pritej të ishte rreth 2 miliardë euro, një nga të shoqëruarit është Plarent Dervishi, një emër i njohur i botës së sherreve. Kanë shkuar drejt mjetit të prokurorit, duke e ditur që ajo përdorej prej kohësh prej tij, a kanë pasur dijeni se ka qenë shofer apo pasagjerë kjo pritet të shihet më vonë.
Askush nuk besoj se mendon se shoferi ka qenë shënjestër e atentatit, prokurori dhe personi tjetër janë pistat e mundshëm, kjo dosje është e vjetër se ka nisur me çështje të tjera, ka shumë derivate që janë marrë rast pas rasti. Kryeministri i vendit ka thënë se prkurori është i lidhur me krimin dhe me horrat, kjo deklaratë e tij e kompromenton çështjen, ky prokuror më herët kishte marrë masë sigurie për kreun e PS-së në Durrës.
Pse janë të shqetësuar Braçe dhe Rama, pse nuk presin mbarimin e hetimeve, që të shprehet Gjykata me një vendim, gjykimi i një çështje, konkretisht në rastin Ndoja, fajëson më shumë politikën. Kryeministri motivon personat që janë lidhur me krimin që të godsasin prokurorin.
Ti nuk mund të akuzosh një prokuror, pse nuk e çon informacionin që ke në zyra të tjera shtetërtore, nuk mund ta përdorësh këtë për presione. Ndoja është takuar një ditë më parë me Theo Jacobs, dhe kanë qendruar gjatë, çfarë është biseduar?!
Nuk dua të konkludoj për të ardhur në një pistë të vetme, por përpjekja për ta kanalizuar vëmendjen mediatike te personi tjetër, Muharremi, është diçka që bëhet qëllimisht, nëse ky personi paska qenë kaq i rrezikshëm, atëherë pse shëtiste i lirë.
Pse duhej që atentati ndaj Muharremit të bëhej në makinën e një njeriu të drejtësisë. Ka një lloj alibie që po bëhet dhe nga politika, që një prokuror që qendron me persona me precedent, nuk ka problem që ti ndodhë një atentat i tillë. Njohjet mes Ndojës dhe personit me precedent penalë, mund të kenë qenë dhe prej detyrës së mparshme të tij, si avokat.
Mund të kemi raste më të rënda nesër, pasi krimi nuk ka më frikë nga shteti”, u shpreh Çollaku.