Pse policia fsheh aksidentin e Taulant Ballës, a po bëhet palë në krim?

Ndonëse aksidenti i Taulant Ballës ndaj këmbësorit ka ndodhur në orët e pasdites, policia që duhet të tregonte të vërtetën për këtë rast nuk ka reaguar. Mungon deklarata e policisë dhe mungon emri i Taulant Ballës. Policia duhet të ishte e para që duhet të kishte vënë para përgjegjësisë penale Ballën, ndërsa është bërë palë me të në këtë aksident që mund ti kushtojë jetën qytetarit.
Kjo është një provë tjetër për dy standardet e policisë, një për qytetarët dhe një tjetër për zyrtarët e lartë të qeverisë.
Deputeti i PS, Taulant Balla ka aksidentuar rëndë me makinë një shtetas në Elbasan. I plagosuri ndodhet në rrezik për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, Balla është kujdesur për të fshirë gjurmët e krimit. Ai ka bërë foto të personit të plagosur në rrugë dhe ka parositur mediat e qeverisë që ta japin lajmin sikur ai po i jep ndihmën e parë të plagosurit të aksidentuar jo nga makina e tij. Mediat e Ramës e kanë paraqitur Ballën nga një vrasës në hero duke shkruar se Balla arriti deri aty sa kur të plagosurin ndaloi makinën për ti dhënë ndihmën e parë. Edhe policia ka heshtur dhe ka mbulur të vërtetën e kësaj ngjarje. Aksidentet janë të rënda dhe ato mund ti ndodhin kujtdo, por përpjekja e Ballës për të fshirë gjurmët e aksidentit dhe përgjegjsisë dhe për të manipuluar të vërtetën e bën aktin kriminal.
Një qytetar dëshmitar në ngjarje ka rrëfyer të vërtetën risha.
Ai është tranpsortuar me urgjencë në spital. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.
“Taulant Balla aksidenton qytetarin!
Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin!”, shkruan Berisha.
“Pershendetje doktor …
Para pak minutash deputeti Taulant Blla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e Elbasanit. Te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia Balla te dali i pafajshem, mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp, turp”, shkruan qytetari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 të ditës së sotme në unazën jugore të qytetit të Elbasant.
Balla ishte duke udhëtuar me automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas rreth 65 vjeç duke e përplasur me makinë. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mediat pranë qeverisë u munduan ta parqesin Ballën sikur i dha ndihmë një personi që e gjeti të aksidentuar në rrugë.

Exit mobile version