Pse policia gënjeu për vjedhjen e mbi 100 milionë lekëve në BKT në bllok?

Policia gënjeu opinionin public në lidhje me vjedhjen e mbi 100 milionë lekëve në degën e BKT në Bllok. Sipas lajmit të parë të dhënë nga policia, ajo thoshte se në këtë filial banke ka pasur tentativë për vjedhje, por se nuk janë grabitur para. Përse gënjen policia?
Arsyeja është e qartë. Në kushtet kur policia nuk mund të kryejë detyrimet e saj kushteteuse ndaj shtetasve dhe institucioneve, pra, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, atëhere, e vetmja mënyrë se si ajo të justifikohet përpara krimeve dhe grabitjeve të përbindshme që ndodhin më shumë se një herë në ditë është që ajo të gënjëjë qytetarët sikurse bëri edhe sot.
Por, kjo nuk mund të fshijë dot gjurmët e krimeve për arsyen e vetme se policia dhe një ministër i vendosur në atë pozicion nga krimi, nuk mund të kontrollojnë dhe të monopilojnë të vërtetën, e cila ka disa burime.

Artikulli paraprakNuk ndalet grykësia, Edi Rama gllabëron edhe 2800 m2 për biznesin e tij me stadiumin
Artikulli tjetërAnkth e tmerr nga vërshimet në Maqedoni ku humbën jetën 21 veta