Pse presidenti Vuçiç shpalli qytetar nderi kriminelin e luftës Llazareviç!

Nga Sali BERISHA

Miq, këto ditë mediat njoftuan së presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç shpalli qytetar nderi në një Komunë të jugut të Serbisë të qeverisur nga partia e tij, ish komanadantin e ushtrisë pushtuese serbe në Prishtinë në vitet 90 të dënuar nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës 15 vite burg për krime kundër njerzimit në Kosovë. Ky akt i shëmtuar pas mohimit nga presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç i genocidit serb në Srebenicë të sanksionuar dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, shënon në rrafshin moral një barbari të dytë mbi shpirtrat e viktimave të kriminelit Llazareviç në Kosovë dhe një sfidë të hapur ndaj drejtësisë dhe ligjit ndërkombëtar. Me këtë akt Vuçiç dëshmon se ai ndjehet krenar për krimet kundër njerëzimit, genocidin dhe barbaritë ciklike të serbve kundër shqiptarëve në Kosovë.

Por ky vendim lidhet edhe me krijimin e një precedenti në interes përsonal të vet Vuçiç. Në kohën e shtimit të kërkesave për dërgimin për gjykim në Hagë për genocid dhe krime kundër njerëzimit të vet serbomadhit Vuçiç, të duket se me këtë vendim Vuçiç po mendon edhe për veten e tij. Por llogaria është e gabuar!

Presidenti i Serbomadhise Vuçiç e di shumë mirë se ai si Geobels i Millosheviçit, si njeriu që me moton “për çdo serb të vrarë do të vriten 100 muslimanë” frymëzoi genocidin në Bosnjë Hercegovinë dhe si njeriu që me nismen një “Shtëpi për Mlladon” dmth një vrimë miu për të fshur heroin e tij, kasapin e Srebenicës Ratko Mlladiç, ai pengoi haptas dhe zyrtarisht drejtesinë ndërkombëtare. Po kështu është e sigurtë se avoketërit e tij serb dhe të huaj e kanë sqaruar se për këto dy vepra të rënda penale atë e pret në mosdenimi për jetë nga Gjykata Ndërkombetare e Hagës një denim me dekada nga i cili nuk do të dalë ndonjëherë nga birucat e Hagës.

Kështu shpallja e tij qytetar nderi në ndonjë komunë të Serbise pas dënimit nga Gjykata e Hagës për genocid dhe pengim të drejtësisë ndërkombëtare është thjeshtë një utopi.

Exit mobile version