Pse prokurori i SPAK flirton me pushtetin, a janë ata të pavarur?

Altin Dumani mori vetëm katër vota dje nga KLP duke mos mundur të zgjidhej kreu i SPAK-ut, garë e humbur ndaj Arben Krajës që mori gjashtë vota.

Por, një ditë para se të kandidonte siç duket në një foto të publikuar nga 27.al ai është ulur gjatë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Një foto e shkrepur të dielën e vërteton këtë.

Njeriu, i cili është me shpinë në fotografi është pikërisht Altin Dumani.

Sipas ndryshimeve të mëdha ligjore që u bënë në kuadër të Reformës në Drejtësi, anëtarët e SPAK nuk duhet të kenë asnjë kontakt me elementë kriminalë apo personazhe politike.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit mes personazheve në fjalë, megjithatë duket aspak i rastësishëm një takim i tillë vetëm pak orë para se të fillonte votimi për kreun e SPAK.

Edhe pse nuk u zgjodh kryetar, Dumani është anëtar i kësaj strukturë dhe një foto e tillë nuk i shërben as atij dhe as SPAK-ut që duhet të ndjekë këmba këmbe kriminelët dhe politikanët e korruptuar…të paktën kështu iu tha shqiptarëve që filluan të shpresonin se ky vend mund të bëhej kur filloi Reforma në Drejtësi.

IMG 20191220 WA0019 730x480

Artikulli paraprakQytetarët në protestë para hotelit në Tiranë ku u takua Rama me Vuçiç
Artikulli tjetërU prit me protesta në Tiranë, Vuçiç: Kjo nuk e ndryshon marrëdhënien time me Ramën