Arben SHAHINI
Rama e ka humbur qetësinë? Një sërë artikujsh në mediat prestigjioze amerikane kanë bërë që kreu i qeverisë të humbasë qetësinë dhe të flasë me gjuhën e një prostitute politike duke akuzuar forcën më të madhe të opozitës si “shtëpi publike”
Rama ka reaguar ashpër pas shkrimit nga The Washington Times: Rama po zhduk kundërshtarët përmes vettingut!
Pas shkrimit për ambasadorin Donald Lu, gazeta amerikane The Washington Times hedh akuza të forta ndaj qeverinë shqiptare. Sipas The Washington Times vettingu po zhduk kundërshtarët politikë të Ramës dhe po i jep fuqi absolute duke vendosur pas gjithë kësaj miliarderin George Soros. Në shkrim thuhet se gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar.
Por sipas kryeministrit Rama këto shkrime janë të paguara nga Partia Demokratike, të cilën ai e quan “shtëpi publike” , teksa paralajmëron pastrim me rrrënjë në sistemin e drejtësisë.
“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut!Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund”,thekson Rama në reagimin e tij.
Po pse prostituta Rama e ka humbur qetësinë?
Përgjigjja është e thjeshtë sepse ai po nërgjegjësohet se po i rrëshqet toka në këmbë. Ndërkombëtarët po ndërgjegjësohen për katrahurën ku e ka zhytur vendin duke u bërë i pari vend në botë pa gjykata. Por e ka humbur qetësinë edhe sepse po i bëhen publike në këto media ndërkombëtare pazaret me disa diplomat të kanabistanit, që kërkojnë ti japën drejtësinë në dorë kësaj prostitute politike. Janë pikërisht ata diplomat që fjalor rruge mallkonin drejtësinë ndërsa për asnjë moment nuk bënë edhe deklaratën më të vogël për kthimin e Shqipërisë në një Republikë droge.
Prostituta Rama e ka humbur qetësinë sepse është në panik nga një reagim o fortë popullor ndaj një qeverie të kthyer në bandë që zhvat shqiptarët nga mëngjesi në darkë. Revoltën e kë në prag e nderuara prositutë Rama!