Pse Rama e PS i gëzohet Jo-së!

Nga Arben KASHAHU

Qeveria shqiptare punoi ne menyre te kamufluar per nje Jo nga BE, qe nga dita qe Parlamenti Gjerman miratoi kushtet per Shqiperine. Nga ajo dite e deri me sot, pra gjate periudhes 24 Shtator deri ne 17 Tetor ndodhen ngjarjet e meposhtme:

U sulmua Bashkimi Europian dhe shtetet anetare te tij nga kryeministri dhe eksponente te tjere te qeverise e PS intensivisht. Here si shtete me probleme te brendshme e here si bashkim vendesh qe nuk merren vesh me njeri tjetrin. Kryeministri thote hapur ne parlament se shtetet anetare na perdorin ne si dordolec per te realizuar qellimet e tyre te brendshme. Shija qe te le kjo retorike eshte se Europa na qenkesh nje bashkesi me mendesi okulte qe na shfrytezon ne pa meshire.

Ne Novi Sad u deklarua qartesisht se Procesi i Berlinit deshtoi per shkak te paaftesise se Gjermanise e cila deshtoi ta nxjerre gomarin (Shqiperine) nga balta sepse nuk eshte i zoti i gomarit dhe tashme fatin e gomarit do ta marrim vete ne dore. U shpreh nje vullnet absolut per tu integruar per turpin tone ne shengenin ballkanik me pol Serbine.

Nuk u be asnje deklarate e Kryeministrit apo ndonje funksionari te larte politik e qeveritar se kushtet e Bundestagut do te trajtohen me perparesi, apo se ato do te jene udherrefyesi i Shqiperise ne vazhdim. Perkundrazi, ne deklaraten e shtypit me Kryeministrin Italian, Kryeministri i Shqiperise deklaroi se Shqiperia kerkon hapje negociatash pa kushte. Rrjedhimisht, eshte nje sinjal i kamufluar se pozita nuk i njeh kushtet dhe nuk ka vullnet politik per t’i zbatuar ato. Ne vijim, kryeministri le te kuptohet se nese do te kemi nje Jo per Shqiperine kushtet nuk do te jene ne fuqi.

Sot (17 Tetor) u deklarua nga foltorja e Parlamentit se Shqiperia i ka tejkaluar kushtet. Kjo deklarate synon te zhvleresoje kushtet e Bundestagut dhe te prezantoje siparin e nje retorike te ardhshme reduksioniste te pozites qeverisese, lidhur me debatin per integrimin europian.

Eshte lehtesisht e kuptueshme se nje Jo e BE do te perbeje lajmin e shumepritur nga qeveria, sepse sic me lart faktet flasin, qeveria ka dhene sinjale te qarta se nuk do t’i njohe kushtet e Bundestagut Gjerman. Kjo eshte nje strategji politike e kamufluar, per t’u zhveshur nga detyrimi per te punuar me diligjence per plotesimin e kushteve udherrefyese.

Ne date 19 Tetor me lindjen e diellit, pritet qe qeveria t’i konsideroje nul kushtet e Bundestagut!

Exit mobile version