Pse Rama ka humbur qetësinë? Tre herë ftesë për takim, Basha e injoron: Voto ligjin në Parlament

Rama ka përsëritur tre herë para Asamblesë së PS se ishte gati të takohej me Bahën për të diskutuar ligjin e Vettingut të politikës. Prej të paktën disa javësh Rama po kërkon me ngulm një takim me Kryetarin e PD dhe kjo është bërë tashmë pjesë e politikës së tij për të bërë diversion në rradhët e opozitës.
Basha në mënyrë të prerë i ka prerë të gjitha urat e një takimi me Ramën. Duke ju përgjigjur Ramës nga selia e PD, Basha deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë takim me Ramën. “Aty e ka ligjin, ta votojë”, tha Basha. Kryetari i PD, Basha deklaroi prerë një javë më parë se nuk do të ketë asnjë pakt për një qeveri të përbashkët me Ramën. Megithë rezuzimin e prerë të Bashës, Rama nuk lodhet nga taktika e tij për bërë diversion mes opozitës dhe vazhdon të përsërisë thirrjet për takimem ndërsa gjithnjë dhe më shyumë duket i tjetërsuar dhe i shpërfytyruar. Ai ka humbur qetësinë megjithë dozat e shtuara të kokainës.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka asgjë për të negociuar me kryeministrin Rama lidhur me nismën ligjore të ndërmarrë nga demokratët për vettingun në politikë.
“Ligji është negociuar njëherë sepse është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjuha e ligjit është identike. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Ne e kemi bërë dakordësimin. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo. Ai ka vetëm një detyrë, të mos e pengojë dhe ta sjellë në Kuvend. Në krye të qeverisjes së vendit ka ardhur gjenerata e dytë e kriminelëve. Skandalet dhe zullumet e qeverisë si bëjnë asnjë përshtypje qytetarëve. Është atentat ndaj demokracisë që sot në Kuvend kemi Ballën, Çyrbjen, në bashki Dakon e Sejdinin. Politikanët e lidhur me krimin sot bëjnë ligjet në Kuvend, marrin vendime në bashki dhe janë të paprekshëm. Ka vetëm një mënyrë për largimin, vettingu i tyre. PD është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi. Ligji që sapo kemi dërguar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë.

Një fjalim i gjatë dhe plot kritika ky i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS, nga ky do të ndizen edhe motorët për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Teksa vlerësoi sërish nismën e PD për platformën e saj për vetting ndaj politikanëve, Rama dha qëndrimin e tij të prerë se ishte gati që të ulej në një tryezë me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe ‘ta nisim me libër shtëpie’.
Kreu i të majtëve nuk mund të linte pa ‘thumbuar’ edhe LSI-në, që e ka cilësuar si ‘Çizme të PD’.
“Dua të sjell në vëmendje që po bën po atë gabim që bëri. Normalisht atyre që janë mbi 18 vjet po të përsërisësh po atë gabim nuk është shenjë maturie. Në element pozitiv ishte dje. Vettingu i politikanëve. Ky ka qenë një problem kryesor me opozitën. Vettingu i gjyqtarëve e prokurorë. Procese gjyqësore janë mbyllur me raporte mjekësore se ska patur drejtësi. Vettingun e bën populli me votë dhe drejtësia. Unë them që cdo instrument i ri i mundëshëm që bën transparencë për mua të parin, gruan time, për tokat e gruas time, pallatin e gruas, tenderat e baxhanakut tim kunatin, fëmijëët e mi është një instrument që duhet të na vlejë. Cizmja e PD, që nxjerr nga qafa e këpucës. Mirëpo si bëhet kush e vë dorën në zjarr që baxhanaku im ska marrë 15 mln euro tendera? Mbase Taulanti. Atëherë si bëhet? Një instrument që i bën këto më mirë më shpejt, është i mirëseardhur. Unë, presidenti, kunati, gruaja e presidentit, vjehrri vjehrra ime, të gjithë, që të kuptojnë njerëzit që jemi të gjithë njësoj. Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Patjetër. Ku udhëtojnë, cfarë bëjnë. Unë jam gati. Cështja është që kjo mos jetë e lidhur me reformën drejtësi, mos kthejnë mbrapsht reformën në drejtësi. Për këtë vettigun që i ka lindur në zemër Lulit unë jam gati. Se besoj që një komision bipartisan të merrej me këtë punë. Kemi ngarkuar Taulantin me Spahon, Agacin dhe Cucin të komunikojë me Bylykbashin. Ketë e diskutojmë por vetingun tjetër do e cojmë deri në fund dhe fllanzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do fluturojnë një herë e mirë nga ajo fole. Jam gati që nesër të ulemi me Lulin. Ai fillimin e ka me unë nuk ulem po s’ka problem unë do ti lutem që ta bëjmë një herë e mirë këtë punë. Po ta bëjmë me libër shpie. Se si bënë me libër shpie politikën me libër shpie do i ndajmë të gjitha kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusi librin në sqetull edhe të qepi gojën.” – tha Rama.

Arben SHAHINI

Artikulli paraprakKryemadhi informon reporterët e KE: Situata kriminale është alarmante, opozita do të vazhdojë betejën
Artikulli tjetërIrma Libohova bashkohet sot në protestën e artistëve, solidarizim me një recital tek Teatri