Pse Rama nuk bën transparencë për shtrimin me urgjencë në spital?

Rama nuk ka mohuar që të jetë shtruar në spital për të marrë ndihmë nga marrja e kokainës, por sot ka dalë një provë e re e ndërhyrjes së mjekëve në spital për Ramën. Ai është shfaqur sot në takime për 8 Marsin me dorën të fashuar nga injeksionet e marra në spital.
Ditën e djeshme ish-kryeministri Berisha duke postuar një foto nga një spital privat në Tiranë tha se, Rama kishte shkuar me urgjencë për shkak të overdozës.
Vetë kryeministri nuk reagoi, ndërsa sot “Expres” ka publikuar një foto të tij me dorën e fashuar.
Rama zgjodhi të uronte gratë socialiste me rastin e 8 marsit, duke i mbledhur në Kryeministri, si dhe u uroi të gjithave nga një trëndafil të kuq.
Sakaq, në dorën e djathtë i dallohet një fasho e bardhë, çka me shumë mundësi, tregon se Rama mund ta ketë lënduar dorën.
Shpresojmë që kjo situatë të mos ketë kaluar me pasoja të rënda për kryeministrin e vendit.

Rama del nga spitali, por mjekët e paralajmërojnë për përdorimin e kokainës
Rama ka dalë nga spitali në orët e para të mëngjesit, pasi mjekët kanë mundur të stabilizojnë gjendjen shëndetësore të tij të rënduar nga përdorimi i kokainës. Mjekët e kanë paralajmëruar Ramën se, mund të ketë komplikacione serioze në zemër dhe në tru, nëse do të vazhdojë të abuzojë me përdorimin e substancave narkotike si kokaina.
Rama e ka të vështirë të largohet nga kokaina dhe është përdorues i rregullt i saj prej shumë kohësh. Rama refuzoi në Parlament që të vendosej si kriter në ligjin e dekriminalizimit testi i drogës për deputetët dhe qeverinë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës SMS-në e një prej atyre që ai i quan “qytetar dixhital”, i cili e lajmëronte se kreu i qeverisë, Edi Rama kishte përfunduar në spital.
“Para 20 minutash kalova tek Spitali Amerikan 3 aty pashë eskordën e Ramës duket me overdozë! Ja dhe foto”, thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha, i cili shton nga ana e tij: “Rama në spital! Duket me overdozë”.
Pak minuta pas publikimit nga Berisha të këtij mesazhi dhe kur lajmi përfshiu menjëherë të gjitha portalet, ka reaguar kryeministri Rama.
Në faqen zyrtare në Facebook, ai ka përshëndetur Juventusin për kualifikimin në çerekfinale të Champions League. “Kur beson deri në fund. Natën” – shkruan Rama, pa bërë asnjë sqarim mbi lajmet për spitalin.

 

Exit mobile version