Pse Rama sulmoi SPAK në hotelin me konflikt interesi me portin e Limionit?

Kryeministri Edi Rama sulmoi SPAK-un për vënien nën sekuestro preventive të bazës detare në Limion të Sarandës.

Rama tha në Asamblenë e PS-së se, që u zhvillua në hotel Melia të Vëllezërve Dulaku që kanë interesa në portin e Limionit, vendimi për sekuestron është absurd.

Ai deklaroi se nëse sipërmarrja private që ka firmosur kontratën do të shkonte në Arbitrazh, shteti shqiptar do të shpenzonte qimet e kokës.

“Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive në emër të NATO-s, një investim me rëndësi strategjike prej 200 milionë eurosh në Limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për marinë turistike. Prej dy a tri vjetësh, rri i bllokuar se hetohet mënyra si është lidhur kontrata.

Unë nuk dua të komentoj arsyet e atij hetimi, por ama nuk duhet një diplomë në juridik, për të kuptuar se të hetosh marrëveshjen e shtetit me sipërmarrjen private, ta bllokosh investimin dhe këtë ta bësh në emër të NATO-s dhe sigurisë kombëtare duke e bërë NATO-n të qeshë dhe të ndërhyjë në kompetencën e një pushteti të pavarur që është sovran për sigurinë kombëtare. Ky është arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte qimet e kokës shtetit shqiptar në rast se investitorët do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh. Kjo buron nga një arbitraritet që lidhet me mendësinë e një hetuesi”, theksoi Rama.

Exit mobile version