Pse Shpend Ahmeti u largua nga Vetëvendosja

Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka qenë njëri prej figurave më të rëndësishme të kësaj partie në vitet e fundit.
Ahmeti, përmes një letre publike bëri të ditur arsyen e vendimit të tij. Ai shkruan se, “nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia.
Ai shprehet se, “nuk kam hyrë në Vetëvendosje për të luftuar me njëri-tjetrin brenda organizatës, duke forcuar kështu klasën e tejkaluar politike”.
Ahmeti shpreh pakënaqësinë dhe zhgënjimin me politikën aktuale në Kosovë. Ai shkruan se, “vazhdojmë të udhëhiqemi nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit tonë. Pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë, nuk kemi se si të mos reflektojmë mbi atë se çfarë do të mund të ishte ky shtet po të kishim arritur të bëjmë ndërrimin e gjeneratave politike, jo për nga mosha, por nga mendësia”.

Exit mobile version