Pse shqiptarët blejnë rroba të përdorura? – Në vitin 2024 shënoi rritje importi i veshjeve të dorës së dytë

Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht blejnë rroba të përdorura.

“Edhe më lirë, por edhe më cilësore janë të them të drejtën. Janë shumë cilësore, rezistojnë, i blejmë ndonjëherë kur na nevojiten”, u shpreh një kliente.

Por për tregtarët viti 2024 ka qenë më me tepër fluks, ndërsa ditët e para të 2025, për ata është bosh.

“Pse zgjedhin rrobat e përdorura, për cilësinë apo çmimin?
Për cilësinë më shumë. Cilësia është më e mirë. Çmimi gati njëllojë është me të rejat, por janë më cilësore.
Cilat mosha ju vijnë më shumë? Rinia, por edhe brezi i tretë, por rinia më shumë. Unë shes gjëra shtëpiake, peshqira çarcafe, perde, çfarë përmbajnë gjërat shtëpiake. Mallin e marrim jashtë”, u shpreh një tregtare.

“Zgjedhin rrobat e përdorura, se s’kanë ekonomi të marrin tek të rejat. Janë rrogat e vogla dhe pensionet e vogla dhe vijnë këtu tek të vjetrat. Kanë cilësi se janë origjinale, s’janë rroba tregu kineze”, theksoi tregtarja tjetër.

Duke bërë një krahasim me të dhënat e Instat, viti 2024 ka një rritje të ndjeshme përsa i përket veshjeve të përdorura.

Sipas të dhënave, në muajin dhjetor të vitit 2023 janë importuar rreth 350 milionë kg veshje të përdorura. Ndërsa, në dhjetorin e 2024, importi i kësaj kategorie ka shënuar një rritje rreth 450 milionë kilogramë.

Artikulli paraprakTrump i kërkon Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë, paralajmëron sanksione nëse marrëveshja nuk arrihet
Artikulli tjetërEuropa në emergjencë mjekë e infermierë, nga Shqipëria largohen qindra bluza të bardha! Pasojat në sistemin shëndetësor si rrjedhojë e kërkesave të larta për staf nga shtetet e BE