Nga Kreshnik Spahiu
Starsburgu është qyteti i fundit që po i mbyll
çdo derë Partisë Demokratike.
Në Strasburg ndodhen dy institucionet më të rëndësishme Europiane:
– Parlamenti Europian
– Gjykata Europiane e Drejtave Njeriut
Sytë e partisë janë fokusuar në këtë qytet. Madje edhe protesta e fundit u organizuar në Strasburg nga 30 veta, prej të cilëve 20 ishin deputetët e PD dhe 10 ishin familjarë të tyre.
Po çfarë halli ka PD në Strasburg?
– s’ka hallin e Shqipërisë
– s’ka hallin e partisë
– s’ka hallin e kombit
– s’ka hallin e popullit
Ajo ka dy halle të kryetarit të saj Sali Berisha.
1- Në Parlament Europian i duhet mbështetja politike e euro-deputetëve të Partive Popullore për të bërë deklarata pro kryetarit Berisha.
2- Në Gjykatën Europiane i duhet fitorja e çështjes penlae kundër Gjykatave Shqiptare për dosjen penale të kryetarit Sali Berisha.
Kush është aleati dhe avokati në Stasburg?
Aleat është Greqia dhe avokat është Bejleri.
Për fatin e kaq ky aleati i vetëm i Partisë Demokratike ka dështuar keq në Strasburg.
PD kërkoi një deklaratë për lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës.
Këtë nuk e arritën dot në mbledhjen e Partive Popullore Europiane, ndonëse rezoluta për Shqipërinë përfshinte problemet me qeverisjen, por asnjë fjalë për Sali Berishën.
Negociatori në hartimin e deklaratës së PPE ka përfaqësuesi grek Thanasis Bakolas, i dërguari i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis.
Në deklaratën për Shqipërinë, nuk u përmend as emri dhe as burgosja e Sali Berishës. Në një rast të ngjashëm, nuk u përmend as Beleri. Mesa duket, përfaqësuesi i Micotaqisit nuk ia ka dalë t’i bindë kolegët europianë për të evidentuar Berishën dhe Belerin si probleme të drejtësisë.
Pas humbjes politike, shpresohet në zgjidhjen juridike. Gjykata e Strasburgut është shpresa e fundit për Berishën dhe mbështetsit e tij.
Por Gjykata e Strasburgut është vetë iluzion për këto arsye:
– Afati i gjykimit të Gjykatës Strasburgut dhe proçeduara e gjykimit apo e shpalljes vendimit zgjat së paku 3 vjet nga dita e paraqitjes kërkesës.
– Legjitimiteti i kërkesës do jetë i papranueshëm sepse Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ja njohu shkeljen e kufizimit lirise që ishte marrja e pasaportës.
– Gjykata Strasburgut merr në shqyrtim çështje ku të drejtat proçedurale janë mohuar nga Gjykatat shqiptare
– Në trupën gjyqësore nuk ka gjyqtar grek të varur nga partia e Miçotaqis apo nga Athina.
Pas 3 vjetësh edhe zgjedhjet do të kenë mbaruar, por edhe njerzit e kanë harruar.
Partia Demokratike që na premtoi Europën, është e vetmja e izoluar në BE dhe SHBA.
Kur u krijuan nuk na premtuan që rruga në Europë do kalonte nga Athina.
Në fakt i kanë bërë llogaritë gabim sepse Greqia sot është më e dobët në perëndim se Shqipëria.