Pse sulmohet nga zari i Ramës, Blushi, gjyqtari që gjykoi bandat?

“Top Channel” për disa ditë radhazi ka vijuar siç e quan ai “procesin e Vettingut”. Në shënjestër ka vënë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili, nesër me datë 27 korrik 2018, del para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Top-Televizioni Kombëtar nën drejtimin e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, pas disa sulmeve radhazi sërish në edicionin e mbrëmjes së sotme, është ndalur gjatë tek gjyqtari Shkëlzen Selimi.
Ardian Dvoranin e harroi, nuk tha asnjë fjalë për të, por jo sulmin dhe protestën me soj e sorollop kundër gjyqtarit Selimi.
Topi riktheu sulmet ndaj Selimit, pasi del nesër në KPK.
Në edicionin e mbrëmjes së sotme, rreth tre minuta i janë kushtuar gjyqtarit Selimi.
“Shkëlzen Selimi, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, del nesër në Vetting. Me emrin e tij janë lidhur dosje të mëdha, të cilat si një shërbim për politikën janë mbyllur, përmendim këtu Gërdecin”, nis kronika e TCH.
Kujtojmë se ky nuk është sulmi i parë që ndërmerr TCH ndaj këtij gjyqtari.
Më 7 qershor 2018, nën moton se Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve, “sulmohet” ashpër gjyqtari Shkëlzen Selimi, duke këshilluar shkarkimin e tij.

Exit mobile version