Ish-Kryetari i PS del hapur kundër 30 Qershorit

Ndokë SEFERAJ

Pse të shkoj e të votoj me 30 qershor?

Fleta e votimit ka vetëm një emër kandidat për Kryetar Bashkie. Ne qofte se unë nuk dua ti jap votën si te veproj? Ligji thotë, te shënosh ne vendin e caktuar shenjen për kandidatin qe përzgjedh. Ne flete nuk ka përzgjedhje. Është vetëm një kandidat.

Ne qofte se unë nuk jam dakord, ne baze te ligjit duhet ta le emrin bosh siç është ne fletën e votimit pa asnjë shënim. Atëherë, a duhet te mundohem e te shkoj vetëm për te transferuar fletën e votimit nga tavolina ne kuti ku ndoshta me duhen orë të shumta me prit ne radhë për të votuar?

2. Unë jam anëtar i Partisë Socialiste. Kandidati i fletës se votimit pranë emrit të tij e ka të shkruar përfaqësues i Partisë Socialiste. Organizata e Partisë Socialiste ku unë bej pjesë nuk është mbledhur asnjëherë për të propozuar apo votuar kandidatë për Kryetar Bashkije (ndoshta nuk më kanë çuar fjalë mua). Asnjë strukture e Partisë Socialistë ne Pukë nuk ka propozuar dhe as miratuar kandidatura Për kryetar Bashkije.

Kam dëgjuar (ndoshta janë thashetheme) se ka pasur individë në struktura të Partisë Socialistë në Pukë, që e kanë kundërshtuar këtë kandidaturë. Për ketë arsye pse duhet te dal e të votoj një kandidaturë që nuk është i përzgjedhur nga Partia Socialistë Pukë.

Unë kam bindjen se ai qe e ka caktuar kandidat për Kryetar Bashkije ne Pukë, e ka paracaktuar dhe sigurinë e daljes Kryetar Bashkije. Pse unë te tallem me veten time e te shkoje ne Qendrën e Votimit me 30 qershor?

Artikulli paraprakKryemadhi: Rama kërkon të krijojë rrëmujë që të shpëtojë kokën e vet…
Artikulli tjetërKryemadhi: Nuk është më në dorën tonë kur Rama provokon popullin