Pse u arrestua sot gjyqtarja Enkelejda Hoxha?

Arrestimet në Gjykatën e Krujës kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, sidomos përfundimi në pranga i gjyqtares Enkelejda Hoxha. Hoxha është mnjë emër i njohur për bëmat e saj duke liruar nga burgu një serë kriminelësh. ILD ka kërkuar shkarkimin e saj që në vitin 2019, por “drejtësia e re” veproi pas dy vitesh.

Gjyqtarja Hoxha duhej të kishte përfunduar prej kohësh në pranga, por vendimi ndaj saj u mor tani, në prag të zgjedhjeve për t’i shërbyer fushatës së Edi Ramës…

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se, në pranga është vënë gjyqtaria e Krujës Enkeleida Hoxha, kryesekretarja e kësaj gjykate, kancelari dhe avokati Aldo Tabaku.

Gjykata e Posaçme ka miratuar masat e ndalimit për këta persona pas kërkesës së SPAK. Urdhër-ndalimet, ndërkohë, janë ekzekutuar këtsotnga policia. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, si dhe ndikimit te funksionarët publik. Janë sekuestruar disa kompjutera e materiale të ndryshme në gjykatë.

Të njëjtat burime kofidenciale bëjnë me dije se SPAK ka prova që të akuzuarit, kundrejt ryshfeteve, kanë liruar persona të ndryshëm nga qelitë, ndër të cilët edhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Po ashtu, janë shoqëruar në polici mbi 10 persona. Mes të shoqëruarve ka edhe oficere të policisë gjyqësore, edhe kancelari i gjykatës.

Në orët në vijim, SPAK pritet të dalë me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin.

ILD kërkoi shkarkimin dy vjet më parë

Sipas ILD, vrasja e shtetasit Hekuran Billa më 11 qershor 2020 e transmetuar nga media bashkë me të dhëna mbi gjendjen gjyqësore dhe lirimin para kohe të tij, nga i njëjti magjistrat, lirimi para kohe me kusht edhe për të dënuar të tjerë si Ilir Paja  kanë bërë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të verifikojë, e më pas të nisë hetimin disiplinor me iniciativë ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë Enkeleida Hoxha, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

enkeleda

Exit mobile version