Pse u largua Lefter Koka?

Lefter Koka është detyruar të largohet nga Parlamenti pas presioneve të Ramës, ndërsa më parë kreu i qeverisë e kishte joshur të largohej nga LSI në këmbim të mandatit të deputetit.

Koka ka njoftuar në Facebook se, nuk do të jetë më në parlament. Bëhet e ditur se, Koka është thirrur nga Rama në takim ku është shantazhuar me ‘non grata’ nëqoftëse nuk dorëzon mandatin dhe ka marrë garanci nga Rama që nuk do hetohet për inceneratoret.

Po ashtu pritet të bëjë të të njëjtën gjë edhe Jurges Qyrbja dhe disa deputete të tjerë.

Mekanizmi i Ramës për këto zgjedhje ishte i qartë, përdorimi i krimit dhe korrupsionit për blerë mandate dhe tani i shantazhon dhe zëvendëson me njerëz anonim.

Postimi i Lefter Kokës në Facebook

2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë.

Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.

Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël.

Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua!

Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve.

Exit mobile version