Gjithçka e thjeshtë për Paris Saint Germain, që për një natë e sheh veten në krye të Ligue 1, në pritje të sfidave që do të zhvillojnë Monaco dhe Nice. Në Parc Des Princes, skuadra e Unay Emery mposhti me rezultatin 3-0 ekipin e Dijon, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve në tabelën e klasifikimit. Në minutën 15 një krosim i Maxwell i devijuar edhe nga qëndërmbrojtësi hungarez i miqëve Lang përfundoi drejt e në rrjetë, duke lënë të shtangur portierin Reynet. Dominimi i Parisit ishte prezent edhe gjatë minutave në vazhdim. Në të 27-ën Edinson Cavani kthehu në gol një 11-metërsh, duke dyfishuar shifrat. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në fraksionin e dytë ishte Lucas që në të 67-ën realizoi golin që i çoi shifrat në 3-0, duke vulosur suksesin e kampionëve në fuqi të Ligue 1. Deri në fund sfida e Parc Des Princes nuk prodhoi më asnjë gol me Paris Saint Germain që ruajti energjitë për takimin e fundjavës ndaj Toulouse.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...